Aleksandra Grozdanova, Koordinatore Nacionale për Imunizim në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Aleksandra Grozdanova është e lindur në vitin 1974 në Shkup, ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Në vitin 1992 u regjistrua në Fakultetin e Farmacisë në Shkup në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi” ku u diplomua në qershor të vitit 1998. Në Shtator të vitit 1998 fillon me punë vullnetare në Institutin e Kimisë Farmaceutike, kurse nga viti 1999 është zgjedhur asistente e re në Fakultetin e Farmacisë në Shkup. Pas përfundimit të stazhit njëvjeçar, në vitin 1999 e kalon provimin profesional në Odën e Farmacisë dhe mori licencë pune.

Në vitin 2000 u regjistrua në studimet ndërdisiplinore pasuniversitare në Biologjinë molekulare dhe inxhinieri gjenetike në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (MANU) dhe UKIM dhe në janar 2003, pas mbrojtjes së provimit të magjistraturës morri titullin magjistër e farmacisë molekulare. Të njëjtin vit, 2003, në korniza të qëndrimit studimor dy-mujor,  iu nënshtrua trajnimit në fushën e sëmundjeve infektive në qendrën e trajnimit të Organizatës Botërore të Shëndetit në Lozanë, Zvicër (EU WHO training center, Special programme for research and training in infection disease, Lauzanne, Swicerland).

Në periudhën nga viti 2003 deri në vitin 2006 i përfundoi studimet e specializuara shëndetësore në ekzaminimin dhe kontrollin e cilësisë së barnave në Fakultetin e Farmacisë në Shkup dhe në vitin 2006 me mbrojtjen e provimit specialistik fitoi titullin specialist në ekzaminimin dhe kontrollin e cilësisë së barnave.

Në vitin 2006 në kohëzgjatje prej  gjashtë muajve realizon qëndrim studimor në Repartin e Imunologjisë në Universitetin e Stokholmit, Suedi (Department of Immunology, Stockholm University, Stockholm, Sweden). Gjatë këtij qëndrimi, fillon me një pjesë të kërkimit për studimet e doktoratës në fushën e imunokimisë dhe vaksinave. Në vitin 2012, me mbrojtje të suksesshme të disertacionit të doktoratës, fitoi titullin Doktor i Shkencave Farmaceutike dhe në të njëjtin vit u zgjodh docent.

Në periudhën prej vitit 2012 e deri më tani, Aleksandra Grozdanova është anëtare e grupit të punës për barna të ngjashme biologjikisht në Agjencinë Evropiane të Mjekësisë (EMA), Londër, Britani të Madhe dhe anëtare e grupit të ekspertëve biologjik në Drejtorinë Evropiane për Cilësinë e barnave (EDQM ) në Strasburg, Francë.

Në vitet 2014/2015, në kuadër  të programit Fulbright Scholar si bursante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfundoi studimet postdoktorale në Universitetin MCPHS University dhe Harvard Pilgrim Medical School, në Boston, SHBA. Gjatë këtij qëndrimi studimor kaloi turne në Brigham and Hospital Hospital, Boston, SHBA, dhe me seminaret e saj mori pjesë në Divizionin e Farmakoepidemiologjisë dhe Farmakoekonomisë, në Harvard Medical School dhe Harvard Pilgrim Health Institute Institute, Boston, SHBA.

Në qershor të vitit 2015, ishte pjesë e seminarit edukativ të Shoqatës Evropiane për Farmakologji dhe Terapi Klinike ((European Association for Clinical Pharmacology and Therapeutics), me temë barna biologjike të ngjashme  (Biosimilar medicinal products & How to enhance healthcare systems sustainability without compromising clinical practice, Martina Weise (Germany), Cristina Avendaño-Solá (Spain) Aleksandra Grozdanova (Macedonia) i mbajtur në Madrid, Spanjë.