Marjan Zabërçanec, Koordinator Nacional për komunikime strategjike dhe për zbatimin e strategjisë së kumunikimit të Qeverisë

Marjan Zabërçanec është specialist në marrëdhëniet me publikun, strategjitë e komunikimit dhe planifikimin strategjik, me përvojë të larmishme 20 vjeçare profesionale në sektorin civil, privat dhe publik. Që nga gushti 2017 udhëheq me shërbimin e komunikimit të Qeverisë, i angazhuar fillimisht si Këshilltar i veçante për marrëdhëniet me publikun i Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  më pas si koordinator nacional për komunikimet strategjike dhe për zbatimin e strategjisë së komunikimit të Qeverisë.

Gjatë kohës së angazhimit të tij në Qeveri i koordinoi ose i mbikëqyri komunikimet publike të ngjarjeve dhe arritjeve më të rëndësishme qeveritare dhe politike të Maqedonisë së Veriut, të tilla si Marrëveshja e Prespës, referendumi për Marrëveshjen e Prespës, vizita e Papës, integrimi evropian, anëtarësimi në NATO dhe ballafaqimi me pandeminë KOVID-19.

Marjani ishte i angazhuar si PR Menaxher (2007-2010) në marketing dhe PR  agjencinë New Moment, ndërsa si kryetar dhe drejtor ekzekutiv (2003-2007 dhe 2010-2014) udhëheqi  Forumin e Edukimit Rinor (FRE), një nga organizatat kryesore për të rinjtë në Maqedoni. Në vitin 2017  punoi si specialist për zhvillimin e kapaciteteve të organizatave qytetare në Projektin e USAID-it për pjesëmarrjen qytetare, në kuadër të ekipit të Fondacionit Shoqëria e Hapur - Maqedoni.

Si konsulent i pavarur (2010-2016) ai ka kryer dhjetëra trajnime dhe treningje për marrëdhëniet me publikun, strategjitë e komunikimit dhe planifikimin strategjik për organizatat qytetare, komunitetet dhe institucionet, si dhe konsultimin për projekte në fushat aktivizmi qytetar dhe mediat. Ndër projektet më të rëndësishme në të cilat ai punoi janë fushata politike "Për jetën në Maqedoni", aksionet qytetare "Ne meritojmë më mirë" dhe "Qytetarët për Maqedoninë", themelimi i Këshillit Nacional të Rinisë të Maqedonisë, themelimi i Radio internetit rinor të parë FRE.

Që nga viti 2000, ai ka fituar ekspertizën dhe njohuritë e tij në fushën e komunikimit përmes arsimit joformal, projekteve, trajnimeve, treningjeve dhe programeve arsimore brenda dhe jashtë vendit. Standardet profesionale në korniza të shërbimit qeveritar i siguron dhe përmirësohen përmes mentorimeve të ofruara nga Shërbimi i Komunikimit i Qeverisë në Britaninë e Madhe dhe nga ekspertë dhe konsulentë të komunikimit në suaza të programeve të USAID-it.