Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë së ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe ministrit të Financave, Fatmir Besimi, sot priti delegacion nga Banka Botërore e përfaqësuar nga drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Vand Gelder dhe drejtorin e Bankës për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, Masimilijano Paoluçi.
Kryeministri Zaev në takim e theksoi bashkëpunimin e frytshëm me Bankën Botërore në një spektër të gjerë fushash me rëndësi kyçe për Maqedoninë e Veriut në vitet e fundit në reformimin dhe modernizimin e të gjitha segmenteve të ekonomisë maqedonase.
Në takim u theksua se në përputhje me strategjinë për partneritet të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bankën Botërore, mbështetja e këtij institucioni ndërkombëtar fokusohet në projekte për zhvillimin e aftësive dhe mundësive, veçanërisht për kategoritë më të cenueshme, projekte të përmirësimi i shërbimeve komunale, projektet e infrastrukturës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, promovimin e shërbimeve sociale, promovimi i arsimit fillor, projekte për efikasitet energjetik dhe shumë të tjera.
Në takimin e sotëm një prej temave kryesore ishte bashkëpunimi për përforcimin e sistemit për shëndet publik në periudhën post-kovid, si dhe mbështetja e Bankës Botërore në sigurimin e Sistemit për menaxhim të integruar të financave publike.
Në këtë drejtim, Kryeministri Zaev në takim theksoi se partneriteti me Bankën Botërore dhe bashkëpunimi i afërt në periudhën e ardhshme do të fokusohet në procesin e digjitalizimit si një nga masat sistematike për luftë kundër korrupsionit, paralelisht me mbështetje të programeve për ballafaqim me ekonominë gri.