Spase Dodevski, Koordinator për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Telefoni për kontakt: 071/310 - 111
E-mail: spase.dodevski@primeminister.gov.mk

 

Spase Dodevski është i lindur më 23 korrik të vitit 1977 në Strumicë.

Në vitin 2001 u diplomua në Fakultetin e Defektologjisë në Universitetin e Beogradit, në grupin e oligofrenologjisë (çrregullimet e zhvillimit intelektual dhe autizmi). Pas diplomimit në fakultet, u punësua në Shkollën Fillore Speciale "Shën Klimenti i Ohrit" - Novo Sellë, Strumicë.

Në vitin 2004 u specializua në trajtimin dhe rehabilitimin e autizmit në Qendrën e Autizmit në SHFS "Millan Petroviq" - Novi Sad, Republika e Serbisë.

Momentalisht është magjistër në studimet master në Institutin për Edukim Special dhe Rehabilitim në Shkup, në grupin e dëmtimit të dëgjimit.

Është autor dhe inicues i modelit të parë për arsimim tetëvjeçar të nxënësve me autizëm sipas planit dhe programit mësimor të specializuar në Republikën e Maqedonisë në vitin 2006, për të cilin qëllim merr pjesë në përgatitjen e programeve mësimore të para dhe trajnimeve të realizuesve të këtij arsimi për hapjen e mëvonshme të këtij arsimi dhe në qytete të tjera të vendit.
Nga viti 2005 e deri më sot ai është anëtar dhe kryetar i Trupit Koordinativ për Përfshirje në Komunën e Strumicës, dhe konsulent në Komunën e Strumicës për çështje dhe projekte nga mbrojtja sociale.

Në vitin 2007 ai proektoi dhe u punësua në klasat e para speciale për edukimin e nxënësve me autizëm në SHFK "Sando Masev" - Strumicë. Është Kryetar i Shoqatës së Defektologëve të Republikës së Maqedonisë për rajonin juglindor të Republikës të Maqedonisë.

Bartës, realizues dhe trajnues i projekteve dhe trajnimeve të shumta në realizimin e pavarur dhe në bashkëpunim me organizatat e tjera të sektorit joqeveritar.

Është i trajnuar me të gjitha qasjet dhe trajnimet metodologjike përfaqësuese për trajtimin, arsimimin dhe rehabilitimin e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara.
Në vitin 2014 nga fondacioni "Prof. dr. Ljupço Ajdinski ”dhe Shoqata e Defektologëve të Republikës së Maqedonisë, është fitues i çmimit  edukator-praktikues më i mirë  për arritje të veçanta në  praktikën defektologe në Republikën e Maqedonisë.

Nga shkurti i vitit 2018 e deri më sot, është Këshilltar i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për arsimin, mbrojtjen shëndetësore, mbrojtjen sociale, sistemin institucional dhe zbatimin e Konventës së OKB -së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Maqedonisë.

Më 5 qershor të vitit 2018, me Aktvendim të miratuar në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë  u emërua Kryetar i Trupit Nacional Koordinativ  për Zbatimin e Konventës së OKB -së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, gjegjësisht Koordinator për Zbatimin të Konventës së OKB -së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.

Gjuha amtare: maqedonase.
Gjuhë e huaj: Anglisht, Greqisht.