Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri ZoranZaev së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani patën takim dypalësh me Kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë.
Takimi dypalësh vijoi pas drekës zyrtare të punës, ku Kancelarja Merkelm në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, e realizoi me liderët e vendeve të rajonit ku tema kryesore ishte bashkëpunimi rajonal.
Kryeministri Zoran Zaev në takimin e dypalësh me Kancelaren gjermane Angela Merkel, i parashtroi qëndrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me nevojën për përshpejtimin e proceseve eurointegruese dhe për zgjidhje më të shpejtë të problemit të cilin e imponoi Bullgaria fqinje. Kryeministri Zaev theksoi se propozimi i vetëm i pranueshëm që vendi ynë të kapërcejë bllokimin e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor është propozimi i paraqitur gjatë presidencës portugeze të BE -së, i cili respekton angazhimet dhe në të dyja palët për promovimin e marrëdhënieve reciproke dhe për proceset e integrimit evropian në rajon.
Kryeministri Zaev gjithashtu u përqendrua edhe në iniciativën Ballkani i Hapur, e cila bazohet në parimet e funksionimit të Bashkimit Evropian.
“Neve na duhet të zgjidhim pengesat politike sa më shpejt të jetë e mundur dhe të integrojmë Maqedoninë e Veriut në BE. Ne kemi përfunduar me sukses detyrat e shtëpisë, por kjo nuk do të thotë që ne të ndalemi këtu, përkundrazi, ne punojmë çdo ditë dhe luftojmë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë”, theksoi Kryeministri Zaev në takimin dypalësh me Kancelaren Merkel.
Kancelarja Merkel, u pajtua me delegacionin qeveritar se integrimi në BE i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit nuk duhet të vonohet dhe se përparimi i vazhdueshëm është vërejtur nga të gjitha institucionet përkatëse evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë të vendit.
Kryeministri Zaev dhe Kancelarja Merkel diskutuan gjithashtu shkëmbimin tregtar mes dy vendeve dhe promovimin shtesë të investimeve ekonomike në vend, duke pasur parasysh klimën e favorshme të biznesit që e bën Gjermaninë partnerin numër një tregtar të Maqedonisë së Veriut për vite me radhë.
Në takim, Kryeministri Zaev falënderoi kancelaren Merkel për angazhimin e saj personal në punën e saj të përgjithshme të përkushtuar dhe kontributin e paçmuar në forcimin e marrëdhënieve të Gjermanisë me Maqedoninë e Veriut, si dhe mbështetjen e saj dhe vendit të saj në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe Procesi i anëtarësimit në BE.