Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e priti ambasadoren e Federatës së Zvicrës në vendin tonë, Ekselenca e saj Sibil Zuter Tehada, në takim lamtumirës, veçanërisht duke theksuar përkushtimin e saj, miqësinë e sinqertë dhe mbështetjen e projekteve, që e përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Dy folësit në takim veçanërisht e theksuan rëndësinë e Programit për Bashkëpunim me Maqwedoninë e Veriut 2021-2024 të Zvicrës, ku janë njohur të njëjtat prioritete si ato të Qeverisë edhe atë krijimi i vendeve të punës, rritja e qëndrueshme dhe digjitalizimi.
Kryeministri Zaev veçanërisht vlerësoi angazhimin personal të ambasadores Zuter Tehada dhe i dhuroi mirënjohje për kontributin e saj të veçantë në ruajtjen e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, miqësore midis dy vendeve dhe për zbatimin e vazhdueshëm të projekteve të shumta të përbashkëta, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen sociale , barazinë gjinore, përmirësimin e gjendjes ekonomike të punëtorëve, krijimin e kushteve për rritjen e punësimit dhe uljen e ekonomisë gri, si dhe reformat në fushën e mbrojtjes së mjedisit, reformat në punën administrative dhe zhvillimin demokratik të vendit tonë.
Ambasadorja e Federatës së Zvicrës shprehu mbështetje për realizimin e përcaktimit strategjik të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në aspekt të perspektivës evropiane të rajonit tonë.
Folësit e vlerësuan bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve si të jashtëzakonshëm, duke shprehur gatishmëri të përbashkët për të vazhduar realizimin e projekteve të përbashkëta me rezultate edhe më të mëdha në interes të qytetarëve dhe në përgjithësi prosperitetin e shtetit.