Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me ambasadorin e Republikës së Argjentinës në vendit tonë, me seli në Sofje, Alfredo Nestor Atanasof.
Kryeministri Zaev në takim i theksoi raportet tradicionalisht të mira mes të dyja vendeve, veçanërisht në plan multilateral ku Maqedonia e Veriut dhe Argjentina ndajnë mbështetje të ndërsjellë rreth interesave të përbashkëta.
Pavarësisht nga distanca gjeografike, theksoi Kryeministri Zaev, është koha që të dy vendet të nxisin marrëdhëniet dypalëshe, për të cilat ka potenciale nga të dy anët, të cilat mund të përforcojnë bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht në bujqësi.
Ambasadori Atanasof i përcolli Kryeministrit Zaev përshëndetjet e Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Argjentinës, i cili mbështet plotësisht aspiratat e Maqedonisë së Veriut në BE, dhe theksoi se vizita e tij ka për qëllim vendosjen e urave afatgjata për bashkëpunim mes dy vendeve.
Në takim u theksua se dy vendet së shpejti do të përgatisin të gjitha memorandumet dhe marrëveshjet e nevojshme për realizimin e shpejtë dhe efikas të potencialeve të përcaktuara për bashkëpunim.
Kryeministri Zaev propozoi që gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, Maqedonia e Veriut të jetë nikoqir i një delegacioni të odave ekonomike të Argjentinës për të lidhur afaristë nga të dyja vendet, të cilin ambasadori Atanasof e vlerësoi si një nismë veçanërisht të mirëpritur për faktin se në vendin e tij ka interes për investime të përbashkëta në vendin tonë të nxitur nga politika të favorshme për mbështetjen e investimeve të huaja direkte.