Kryeministri Zaev priti delegacion me biznesmenë dhe prefektë nga Polonia: Të shfrytëzojmë interesin e madh për bashkëpunim mes dy vendeve për të mirën e qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaevi priti një delegacion përfaqësues të komunitetit të biznesit të Republikës së Polonisë, si dhe një delegacion të prefektëve të këtij vendi.

Në takim, në të cilin morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe deputeti llaze Tanevski, Kryeministri Zaev u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve nga Polonia të udhëhequr nga ambasadori i këtij vendi në Maqedoninë e Veriut Vojceh Ticinski, dhe theksoi se Republika e Polonisë është njëra ndër mbështetësit më të fuqishëm të vendit tonë në procesin për anëtarësim në BE, 

Kryetari i Qeverisë theksoi se miqësia tradicionale midis të dyja vendeve reflektohet edhe në bashkëpunimin ekonomik për çfarë dëshmon edhe vlera e shkëmbimit tregtar  që këtë vit parashikohet të mbërrijë 300 milionë uro rekord.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha Kryeministri Zaev, janë veçanërisht mirënjohës ndaj popullit të Polonisë të cilët Maqedoninë e Veriut e kanë vendosur lartë në listën për vizita turistike që veçanërisht është e rëndësishme sivjet për shkak të kufizimit të udhëtimeve që i imponoi pandemia me Kovid-19.

Kryeministri Zaev i njoftoi madje afaristët polakë me përparësitë dhe volitshmëritë   për investim në vendin tonë me theks të veçantë në tatimet dhe lehtësimet e tjera të cilat mund të arrijnë edhe deri 50 për qind nga vlera e përgjithshme e investimit.

Biznesmenët e Polonisë treguan interes për volitshmëritë e Ligjit për investime strategjike dhe për mundësitë për investim në kapacitetet energjetike nga burimet e ripërtëritshme siç janë termocentralet fotovoltaike dhe të erës.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin mes njësive të vetëqeverisjes lokale, veçanërisht në pjesën e binjakëzimi mes komunave të dy vendeve si një bazë e mirë për lidhjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga komunitetet lokale ku ka potencial të madh për ndërlidhje dhe bashkëpunim.