“Ne me Bullgarinë vazhdojmë të ndërtojmë raporte miqësore, sepse na duhet zgjidhje. Sepse duhet të shkojmë në BE dhe ta plotësojmë qëllimin e dytë të barabartë pas NATO-s. Jam krenar dhe i lumtur që e përjetove gjatë mandatit tim si Kryeministër që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë anëtare e NATO-s. Ky është realizim i një qëllimi strategjik të përcaktuar që në vitin 1993 me Rezolutën e miratuar në Kuvend”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në emisionin e Kanal 5 dhe shtoi se NATO përveç stabilitet dhe siguri, do të thotë edhe konfirmim për identitetin territorial dhe sovranitetin e shtetit.
Kryeministri Zaev theksoi se kryesimi portugez mori një vendim të qartë se çfarë është gjuha dhe identiteti maqedonas, ndërsa këtë e mori edhe presidenca aktuale sllovene me BE-në dhe Bullgarinë, që nuk diskutohet fare për gjuhën dhe identitetin.
Ai thekson se bëhet fjalë për udhërrëfyes me të cilin do të avancohen raportet e ndërsjella dhe në mënyrë më efikase do ta zbatojmë Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë.
Kryeministri Zaev theksoi se dëshiron që në Bullgari të formohet politikë, siç theksoi para së gjithash kjo është e rëndësishme për qytetarët bullgar të kenë Qeveri stabile, por edhe të fitohet mundësia për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët.