Zaev-Sera: Vizita historike e Madridit hap para drejt thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenco Sera, i cili po e përfundon mandatin e tij në vendin tonë.

Në takim u shpreh vlerësimi nga vizita e Kryeministrit Zaev në Mbretërinë e Spanjës në maj të këtij viti, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme si vizitë e parë e këtij vendi në nivel kryeministror, gjatë së cilës u realizuar takime me Kryeministrin spanjoll Pedro Sançez dhe me Kryetaren e Senatit Spanjoll, Pilar Llop Kuenka.

Kryeministri Zaev duke shprehur respekt dhe mirënjohje të sinqertë, ambasadorit Lorenco Sera i dhuroi një mirënjohje për kontributin personal të ambasadorit drejt përforcimit të miqësisë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Spanjës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Spanja e jep për avancimin e procesit të aderimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev duke i vlerësuar marrëdhëniet me Mbretërinë e Spanjës si veçanërisht të mira dhe miqësore, nënvizoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kujtojnë dhe do të respektojnë gjthmonë mbështetjen,angazhimin e jashtëzakonshëm dhe gjestin të cilin Senati Spanjoll e bëri duke mundësuar votimin elektronik të Protokollit për ratifikim për anëtarësimin e Maqedonisë  së Veriut në NATO, në kushte jashtëzakonisht të vështira në fillim të pandemisë së shkaktuar nga KOVID-19.