Zaev për gazetën “Standard”: BE-ja duhet ta shpejtojë procesin e sjelljes së vendimeve

“Anëtarët e BE-së ndonjëherë e harrojnë arsyen pse punojmë së bashku dhe ajo është pasi që jemi të dobishëm në mënyrë reciproke. BE-ja është projekti më i mirë në botë që garanton demokraci dhe liri dhe prandaj duhet ta shpejtojë procesin e sjelljes së vendimeve dhe kjo do të thotë se shtetet e reja nuk duhet të trajtohen në mënyrën e njëjtë si edhe shtetet e mëdha”, tha Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në intervistën për gazetën austriake “Standard”.

Para vizitës së kryetares së Komisionit të BE-së, Ursula fon der Lajen në Shkup, Kryeministri Zaev tha se pas gjashtëmbëdhjetë vjet e gjysmë pritjeje, nuk ka shumë për të bërë duke pasur parasysh se vendi ynë ishte një shembull i mirë në vitet e fundit kur bëhet fjalë për sjelljen në mënyrë evropiane.

“Sigurisht nuk jemi më të mirët, por ne jemi lajmi i mirë nga Ballkani Perëndimor. Për momentin, BE-ja mendon për rekomandimet që do të jepen në Samitin e Ballkanit Perëndimor në fillim të tetorit, dhe ka vende të BE që as nuk duan që Bashkimi të vazhdojë të fokusohet në Ballkanin Perëndimor”, tha kryeministri Zaev, duke theksuar se kur bëhet fjalë për qeverisjen e kontinentit, BE -ja është e interesuar të na ketë atje, sepse Kina dhe Rusia gjithashtu kanë interesa ekonomike në këtë fushë, të cilat, siç theksoi Zaev, nuk kanë të bëjnë domosdoshmërisht me vlerat evropiane dhe demokratike.

Kryetari i Qeverisë në intervistë theksoi se Maqedonia e Veriut mund të japë më shumë shembuj të zgjidhjes së çështjeve të ndryshme kontestuese, të cilat do t’i ndajë me evropianët tjerë.

Njëri prej tyre është Marrëveshja e Ohrit, e cila është implementuar në tërësi dhe është model i cili tregon se me çështjet e pakicave më së mir mund të përballemi me përforcimin e vetëqeverisjes lokale.

“Ky është model shumë i dobishëm, jo vetëm për Bosnje e Hercegovinën, por edhe për vendet e BE-së të cilat kanë probleme multietnike. Ata do të mund ta shfrytëzojnë këtë – bëhet fjalë për dhënien e fuqisë për qytetarët. Kur bëhet fjalë për çështje për identitetin, marrëveshja për emrin e Prespës me Greqinë mund të jetë shembull për Evropën”, shtoi Zaev në intervistë për median austriake.