Kryeministri Zaev dhe përfaqësuesja e UNDP-së, Sahakjan: Partneriteti ynë vazhdon, projektet e përbashkëta janë investim për një të ardhme solide dhe për gjeneratat e ardhshme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot, në takim lamtumirës priti përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së (Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara) në vend, Narine Sahakjan, në të cilën i shprehu falënderim për angazhimin personal dhe mbështetjen gjatë realizimit të shumë projekteve të përbashkëta gjatë mandatit të saj.

Kryeministri Zaev potencoi se është e rëndësishme mbështetja e UNDP-së për zbatim të suksesshëm për reformat e planifikuara në vend, të cilat janë të rëndësishme për realizimin e prioriteteve zhvillimore dhe realizimin e procesit euro-integrues, me qëllim përfundimtar sigurimin e jetës cilësore të qytetarëve.

Në takim u bisedua dhe u theksua mbështetja edhe për bashkëpunimin e UNDP-së në përgatitjen e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Vendit, gjatë së cilës u konstatua se vazhdon përkushtimi dhe zbatimi i dokumentit: “Kornizë për bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara” për periudhën 2021-2025, si kornizë e programit strategjik për aktivitetet e Kombeve të Bashkuara të vendit tonë, në drejtim të arritjes së Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe Agjenda 2030 e Kombeve të Bashkuara.

U përshëndet bashkëpunimin e ndërsjellë dhe transparenca e Qeverisë dhe institucioneve për avancimin e bashkëpunimit, veçanërisht në projektet për zhvillim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm të ekonomisë, bashkëpunim në sigurimin e financimit të gjelbër me të cilën do të  rriten investimet në burimet e ripërtërishme të energjisë dhe efikasitetit energjetik në sektorin privat dhe të banesave.

Bashkëbiseduesit me kënaqësi konstatuan se bashkëpunimi vazhdon dhe UNDP mbetet një partner i afërt zhvillimor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të realizimit të prioriteteve nacionale, duke mbështetur proceset përmes ndihmës këshillëdhënëse dhe mekanizmat për efikasitet, përforcim dhe përmirësim të kapaciteteve në të gjitha fushat prioritare.