“Njoftojmë se për vitin 2022, për çdo të ri që do të shkojë në punë, shteti do ti paguajë kontributet dhe do të ketë stimuj shtesë. Vetëm të fillojnë me punë. Ata që nuk kanë përvojë praktike do të mbështeten përmes praktikave drejtpërdrejt nga kompanitë ku do të punësohen për të realizuar praktikën e tyre, për të pasur aftësitë e tyre praktike në mënyrë që në fund të kenë të gjitha opsionet. Të vazhdojnë me punë, të hapin biznesin e tyre ose të marrin pjesë në disa tendenca tjera ekonomike globale,” theksoi Kryeministri Zaev në konferencën e sotme për shtyp në të cilën së bashku me zëvendëskryeministrin i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi dhe drejtorin e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Kosta Petrov, i propozuan propozim-masat për rritje të shpejtë të ekosistemit startap të vendit.
Kryeministri Zaev vuri në dukje se Qeveria seriozisht po ndihmon, duke zhvilluar mekanizma dhe modele përmes bankave komerciale për të gjetur një mënyrë dhe model të përshtatshëm që do të jetë një zgjidhje për këdo që ka idenë e tij inovative për ta kthyer atë në një projekt, fabrikë, në prodhim, në shërbime për të ardhmen e suksesshme të të rinjve, të cilët do të jenë shefat e tyre.
"Maqedoninë e Veriut e bëjmë një shembull të shkëlqyer në rajon në startap mundësitë dhe në zhvillimin e përgjithshëm inovativ dhe teknologjik të vendit. Për të rinjtë e tjerë ne kemi një kërkesë të lartë për staf të kualifikuar nga sektori privat, qëllimi ynë përfundimtar është të angazhojmë të gjithë të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare deri në vitin 2022", tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se shteti përgatit masa për të rinjtë të kërkojnë dhe të gjejnë punë më shpejtë, menjëherë pas përfundimit të arsimit të mesëm ose të lartë.
“Qëllimi ynë përfundimtar do të jetë angazhimi i të gjithë të rinjve. Qëllimi i zvogëlimit të papunësisë së të rinjve nga 42% në 29% për momentin do të vazhdojë si një tendencë deri në vitin 2024, për të siguruar më pak se 17% papunësi të të rinjve. Nuk është një numër thjesht si një frazë e zbrazur, por është e rëndësishme që po instalohet një kapacitet serioz energjetik në vend në sistemin ekonomik që do të lëvizë", vlerësoi Kryeministri Zaev, duke theksuar se e gjithë kjo ka efekte shumëzuese për tërë ekonominë.
Ai nënvizon se shteti punon dhe do të ndihmojë më shumë të ashtuquajturat lenta: "Një janë startapet, secili të bëjë një hap, t'u inkurajohet, ndërsa të tjerët të jenë të angazhuar drejtpërdrejt që nga mosha e re në mënyrë që shteti t'i inkurajojë ata duke paguar plotësisht kontributet në vitet e para të angazhimit të tyre".
Në mënyrë plotësuese, nënvizoi Kryeministri Zaev, do të jepen stimuj për shkëmbimin e përvojës dhe zhvillimin e aftësive praktike dhe praktikave që janë shumë të nevojshme për të rinjtë që janë të shkolluar teorikisht, kanë përfunduar arsimin, por që të jenë konkurrues në tregun e punës, do ndihmohen drejtpërdrejtë. nga shteti.