Zaev në takim me sekretarin e Fondacionit “Nebregovo”: Koneski i angazhoi të gjitha gjeneratat të marrin pjesë në kontributin e tij për gjuhën maqedonase

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev priti në takim sekretarin  e Fondacionit  për gjuhë maqedonase “Nebregovo” Atanas Koneski.

 Atanas Koneksi në takim, në emër të Fondacionit “Nebregovo”, Kryeministrit Zaev ja dorëzoi pllakën dhe mirënjohjen si shprehje e falënderimit për përkushtimin e tij personal në mbështetje të aktiviteteve të fondacionit për afirmimin e jetës dhe veprës së Bllazhe Koneskit si dhe për realizimin e aktiviteteve për atë qëllim që janë të përfshirë në programin Nacional të shënimit të 100 vjetorit nga lindja e Koneskit.

Sekretari i Fondacionit “Nebregovo” Atanas Koneski, Kryeministrit Zaev i dorëzoi botimet e Fondacionit të parapara me programin, mes të cilave vend qendror kanë botimet, “ Me rastin e sulmit të ri ndaj gjuhës sonë”, që në fakt është ribotim i veprës po me emrin e njëjtë të akademikut Koneski të botuar në vitin 1948, si dhe kopje e botimit, “ Gramatikanti Koneski” me rastin e 65 vjetorit nga botimi i parë të gramatikës së akademikut Koneski si dhe librat “ Koneski inspiron dhe motivon”  dhe “Letërsia maqedonase dhe gjuha letrare maqedonase", nga Bllazhe Koneski.

 Kryeministri Zaev në takim theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut, së bashku me Ministrinë e Kulturës, mbetet plotësisht e përkushtuar në realizimin e programit të përgjithshëm për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Bllazhe Koneskit.

"Bllazhe Koneski me veprat e tija i detyroi të gjithë brezat të nderojnë kontributin e tij në gjuhën maqedonase, veprën e tij shkencore, poezinë e tij, misionin e tij kulturor dhe nacional, të cilat përfaqësojnë thesaret më të larta dhe më sublime të kombit maqedonas dhe të tjerëve në vend,” tha Kryeministri Zaev në takim, duke shtuar se puna shkencore dhe letrare që Koneski la pas tij do t'i mbushë përgjithmonë me dashuri dhe kuriozitet, me interes të vazhdueshëm për të hulumtuar brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të shkencëtarëve, poetëve dhe më e rëndësishmja admiruesve  të së vërtetës dhe letërsisë.