Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot, me ftesë të organizatës "Macedonia 2025", pati fjalim në ngjarjen ku u prezantua Indeksi i burokracisë për vitin 2020, një hulumtimi që po kryhet në disa vende evropiane, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, i cili përmes projektit të përbashkët “Drejt uljes së barrës burokratike”, i realizuar në bashkëpunim të përbashkët nga “Macedonia 2025”, Civica Mobilitas, Instituti për Studime Ekonomike dhe Sociale (INESS) nga Republika Sllovake dhe zyra rajonale e Fondacionit Friedrich Nauman. Përveç zëvendëskryeministrit, në këtë ngjarje gjithashtu folën edhe drejtori ekzekutiv i organizatës “Macedonia 2025”, Nikica Mojsoska Blazhevski dhe analistët Sasho Klekovski dhe Antonio Nikolloski.
Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se rezultatet e sondazhit, të cilat rezultuan me rekomandime, tregojnë se Maqedonia e Veriut, në raport me vendet tjera me të cilat krahasohemi, kemi numrin më të ulët të procedurave dhe numrin më të ulët të orëve me të cilat kompanitë shpenzojnë për t’i përfunduar të gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe shtoi se Qeveria zbaton një sërë aktivitetesh dhe bën përpjekje për të thjeshtëzuar edhe më shumë detyrimet burokratike të kompanive, si dhe për të krijuar një administratë më efikase dhe efektive, një shërbim edhe më të mirë për qytetarët dhe ekonominë.
“Në këtë interval prej një viti, midis dy ngjarjeve, janë ndërmarrë hapa vërtet seriozë pikërisht në drejtim të administrimit më efikas dhe efektiv dhe zvogëlimit të detyrimeve të procedurave burokratike. Ne e bëjmë atë sikurse në nivelin operacional ashtu edhe në atë strategjik. Kur them nivelin operacional, këto janë takimet e rregullta, në baza mujore me odat ekonomike, ku i hapim të gjitha temat e rëndësishme dhe më pak të rëndësishme, këto janë seancat e këshillit ekonomik-social në të cilat janë diskutuar kryesisht të drejtat e punëtorëve dhe të drejtat dhe obligimet që dalin nga marrëdhëniet e punës. Miratuam dhe Plani për luftën kundër korrupsionit, me të cilin duam t’i japim fund joefikasitetit të procedurave administrative, brenda të cilave ka filluar puna dhe qendra e kontaktit, pra sistemi online për paraqitjen dhe monitorimin e ankesave, dhe sigurisht që procesi i digjitalizimit i administratës është i rëndësisë së veçantë, me të cilin besoj se një numër procesesh mund të përshpejtohen ndjeshëm. Në nivelin strategjik, të gjithë e dimë që kompanitë duan siguri dhe parashikueshmëri, këtu ne po punojmë në krijimin e një Strategjie Kombëtare të Zhvillimit për 20 vitet e ardhshme, e cila patjetër do të hapë rrugën për një zhvillim më intensiv dhe të qëndrueshëm, si dhe krijimin e regjistri unik të ndihmës shtetërore, me të cilin në një mënyrë të thjeshtë kompanitë do të mund të merrnin informacionin e nevojshëm për të gjitha masat mbështetëse të ofruara nga shteti, por gjithashtu do të jetë një pikë për realizimin e investimeve të të gjitha subjekteve ekonomike. Brenda një viti kemi bërë shumë, por kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Qytetarët meritojnë një aparat shtetëror efikas dhe efektiv, shërbime moderne dhe të përditësuara, procedura të thjeshta burokratike dhe potencialin e tyre, potencialin e njerëzve të tyre për t'u orientuar drejt zhvillimit” tha Bytyqi.
Zëvendëskryeministri, në një deklaratë për mediat, vuri në dukje se Qeveria ka zgjedhur qasjen e krijimit të zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata, të miratohen politika që sjellin rezultate në periudhën afatmesme dhe për të zbatuar politikat, duke miratuar zgjidhje të përshtatshme ligjore. Ai theksoi disa shembuj, të prezantuar vitin e kaluar e që kanë përmirësuar ndjeshëm efikasitetin e proceseve administrative.
“Kemi punuar në zgjidhje ligjore që do të thjeshtojnë shumë procedura administrative. Masa për raportimin e mospërputhjeve në zbatimin e procedurave administrative për qytetarët dhe kompanitë, vetëm gjatë lajmërimit, përshpejtoi me 30% proceset në vazhdim. Kjo ndodhi vetëm gjatë lajmërimit. Aty ku procesi mbetet prapa çdo aplikim i një qytetari ose kompanie zgjidhet në mënyrë aktive. Së dyti, koha mesatare për marrjen e ndihmës shtetërore për realizimin e investimeve në vendin tonë, një vit më parë ishte 8-12 muaj, që do të thotë se nga dita e aplikimit për ndihmë shtetërore duhet kaq shumë kohë për t’u realizuar. Sot ajo është shkurtuar në vetëm 2 muaj. Për momentin jemi duke punuar në një asistent digjital për ndihmën shtetërore, me themelimin e të cilit trajtojmë pjesën në raportin e State Departament (Departamentit të Shtetit) që tregon momente të mundshme korruptive në dhënien e ndihmës shtetërore. Do të jetë shembulli i parë i një vendi në Evropën Juglindore, për një asistent digjital, i cili do të sigurojë informacion burimor për të gjithë në mënyrë të barabartë për atë që ata duhet dhe mund të presin mbështetje nga shteti” tha zëvendëskryeministri Bytyqi gjatë prezantimit të Indeksit të burokracisë për vitin 2020.