Kryeministri Zoran Zaev, në intervistën për Alsat – M TV, theksoi se Qeveria me kujdes po i ndjek trendet ekonomike dhe energjetike në botë dhe se shteti ka mjaftueshëm kapacitete dhe të gjitha burimet financiare janë në dispozicion të qytetarëve dhe ekonomisë.
“Kemi mjaft përvojë në ballafaqimin me krizën nga pandemia dhe e dimë kur dhe prej ku të alokojmë dhe të sigurojmë mjete financiare në rast se ka nevojë. Prioritet i parë është populli jonë, më pas sistemi publik shëndetësor, ndërsa më pas edhe sektori privat i cili duhet t’i sigurojë pagat për të punësuarit”, theksoi Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev.
Gjithçka është vendosur në funksion të popullit, në emisionin e Alsat-M TV dhe shtoi se profili politik i kësaj Qeverie është se ajo ekziston për qytetarët.
“Situata është stabile dhe jemi këtu për të ndihmuar. Për momentin kemi rezerva tona parash. Për momentin kemi mbi 50 milionë euro për të intervenuar në rast nevoje. Në REK Bitola i aktivizojmë kapacitetet e bllokut të tretë për të pasur prodhim shtesë vendor të rrymës e cila nuk mund të kushtojë më shumë se 40-50 euro, ndërsa çmimi në treg shkon edhe deri në 220 euro në bursa”, theksoi Kryeministri Zaev.
Lidhur me njoftimet për rritjen e inflacionit, Kryeministri Zaev potencoi se kjo është kontrolluese me politikën monetare të Bankës Popullore dhe me politikat fiskale dhe masat e Qeverisë.
“Ne jemi vend i hapur me ekonominë e tregut dhe ajo që do të ndodh në botë, do të ndodh edhe te ne. Por, ajo që duhet ta dinë qytetarët është se siç vepruam më herët, ashtu do të veprojmë edhe tani. Do të krijojmë politika, do t’i aktivizojmë rezervat shtetërore, këtu është edhe instrumenti i riprogramimin të Buxhetit për të intervenuar aty ku do të ketë nevojë, siç ndihmuan në pasojat ekonomike nga pandemia”, potencoi Kryeministri Zaev në intervistën për Alsat-M TV.