Nga mbledhja e 112-të e Qeverisë: Në ngjarjet kulturore-artistike në ambient të mbyllur lejohet publiku deri më 50% me dy doza të vaksinava; Fëmijët me pengesa në zhvillim ose me aftësi të kufizuara mund të lirohen nga mbajtja e maskave në shkollë;

Qeveria e Republikës së Maqedonisë  së Veriut, në mbledhjen e sotme të 112-të, bazuar në rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet  Ngjitëse, miratoi disa konkluzione dhe vendime për ndryshime dhe plotësime në një pjesë të protokolleve të KOVID-19.

Me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse, Qeveria miratoi  konkluzion për të ndryshuar Protokollin për organizimin e ngjarjeve në ambiente të mbyllura (teatro, kinema, filarmoni dhe të tjera), me të cilin në vend të përqindjes aktuale të lejuar të mbushjes së sallave për organizimin e një ngjarjeje në këto hapësira deri në 30%,  rritet me praninë e publikut deri në 50% nga kapaciteti i sallës.

Në lidhje me këtë protokoll, futet kushti që vizitorët të vaksinohen me dy doza vaksine kundër KOVID-19, ndërsa  detyrimi i organizatorit mbetet të zbatojë dhe të kontrollojë të gjitha masat e tjera parandaluese të rekomanduara për parandalimin e përhapjes së virusit dhe për organizimin e një shërbimi të rendit, për të kontrolluar masat.

Në këtë mbledhje,është pranuar  rekomandimi i Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse për pranimin e kërkesës së Agjencisë për Rini dhe Sport për të lejuar organizimin dhe pjesëmarrjen në gara në të gjitha sportet në kategoritë e pionierëve, të rinjve dhe kadetëve pa certifikatën e bashkangjitur të vaksinimit, me konkluzion  se rekomandimi mbetet për të vaksinuar të gjithë ata për të cilët është miratuar vaksinimi, përfshirë fëmijët dhe të rinjtë  12 vjeç e më  lart.

Qeveria sot  miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Protokollit  për realizimin e procesit edukativ- arsimor dhe solli  konkluzion se fëmijët me nevoja të veçanta ose me pengesa në zhvillim,  mund të lirohen nga detyrimi për të mbajtur maskë në shkolla nëse paraqesin një vërtetim mjekësore për gjendjen e tyre.

Qeveria e Maqedonisë  së Veriut sot pranoi informacionin e Ministrisë së Shëndetësisë se janë siguruar sasitë e nevojshme të dezinfektuesve në njësitë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale si përgjigje e kërkesës së Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Në këtë mbledhje, Qeveria e shqyrtoi informacionin e Agjencisë për Rini dhe Sport mbi nevojën e krijimit të një Agjencie të pavarur antidoping të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për këtë qëllim, Qeveria e ngarkoi Agjencinë për Rini dhe Sport në afat prej  6 (gjashtë) muajsh  të iniciojë dhe të realizojë  takime koordinuese me përfaqësuesit e organizatave nacionale anti-doping të vendeve fqinje dhe Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA) në mënyrë që të shkëmbehen  përvoja nga të cilat do të dalin rekomandime për praktikat më të mira në përputhje me indikatorët relevant, pas së cilës do të përgatisë një analizë krahasuese me zgjidhje dhe rekomandime të mundshme për organizim dhe implikim fiskal për krijimin e Agjencisë Anti-Doping të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Themelimi i Agjencisë Anti-Doping del nga detyrimet e Konventës Ndërkombëtare për Luftë  kundër  Dopingut në Sport të UNESCO-s, të cilën vendi ynë e nënshkroi në vitin 2008 dhe e cila, ndër të tjera, ka për qëllim të zvogëlojë frekuencën e substancave doping dhe mjeteve  dhe metodave të tjera e ndaluara doping, për të forcuar kontrollin e dopingut duke aplikuar teknologjitë më të fundit për zbulimin e tij, për të garantuar efektivitetin e sanksioneve të marra kundër atyre që aplikuan doping, si dhe për të bashkëpunuar me organizatat sportive ndërkombëtarisht në luftën kundër dopingut.