Përfundoi qëndrimi i përkohshëm në vend për një grup qytetarësh nga Afganistani, të cilët u nisën për në Francë përderisa presin t’u njihet e drejta për azil

Një grup prej 10 qytetarësh nga Afganistani të cilët përkohësisht ishin akomoduar në Maqedoninë e Veriut janë larguar mbrëmë nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit. Akomodim u ka siguruar Republika e Francës, derisa presin t’u pranohet e drejta e azilit si pjesë e operacionit për ndihmë të qytetarëve që kanë punuar për institucionet dhe organizatat demokratike dhe ndërkombëtare në Afganistan, ndërsa janë nën kërcënim të regjimit të ri taleban në vend.

Maqedonia e Veriut po merr pjesë në misionin humanitar ndërkombëtar me atë që deri tani është siguruar qëndrim i përkohshëm për 484 qytetarë të Afganistanit, të punësuar , gra dhe fëmijë të familjeve të të punësuarve në misionet humanitare, demokratike dhe paqeruajtëse ndërkombëtare, aktivistë të organizatave të të drejtave të njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë.

Për periudhën e qëndrimit në vend ju sigurohet qëndrim në objekte në Shkup, mbrojtje shëndetësore dhe mbështetje psiko-sociale derisa nuk sigurohet transfer deri te destinacioni i fundit. Shpenzimet në tërësi mbulohen nga organizata ndërkombëtare.