Zaev: Qytetarët të jenë të qetë, i aktivizojmë të gjitha burimet për prodhimin vendas të energjisë elektrike dhe për ruajtjen e çmimit të energjisë elektrike

Kryeministri Zoran Zaev në lajmet e televizionit Sitel, theksoi se shteti garanton çmimin e energjisë elektrike dhe nuk do të ndryshojë deri në fund të vitit sepse të gjitha burimet vendore për prodhimin e energjisë elektrike do të aktivizohen për nevojat e përgjithshme të qytetarëve.

“Nëse kjo është e nevojshme, janë përgatitur pako të veçanta si vauçerë  për amvisëritë të cilët për nga aspekti ekonomik-social do të kompensojnë diferencën e mundshme të çmimit si instrumente për mbështetjen e qytetarëve”, tha Kryeministri Zaev.

Ai shtoi se ky është një problem ndërkombëtar që derdhet në vendin tonë si një ekonomi e hapur i cili edhe në një situatë të tillë kujdeset për aspektin social dhe për zbutjen e ndikimit të berzave të hapura për energji elektrike ku çmimi është për 3 deri në 4 herë më i lartë.

“Ashtu siç jemi kujdesur për zbutjen e pasojave të rritjes së çmimit të energjisë elektrike me uljen e TVSH-së, ashtu  përgatisim edhe një paketë të përshtatshme në interes të qytetarëve. Kemi hequr dorë nga të ardhurat në vend, në interes të sigurisë sociale dhe ekonomike të qytetarëve”, tha Kryeministri Zoran Zaev në  intervistën për TV Sitel.

Kryeministri Zaev theksoi se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për aktivizimin e bllokut të tretë të REK Manastir me furnizim të sasive shtesë të thëngjillit, me të cilin do të riaktivizohet edhe TEC Oslomej, ndërsa  me Odat ekonomike është realizuar komunikimi  për gatishmëri për blerjen e naftës  për TEC Oslomej.

“Sistemi energjetik duhet të shihet në kapacitetin e tij të plotë. Ne duhet të mbushim sistemin me prodhim në radhë të parë nga të gjitha kapacitetet e mundshme vendore dhe pastaj të shohim nëse duhet përmes rrjetit të balancohet mungesa e energjisë elektrike, por shpresoj se nuk do të ketë nevojë për këtë”, tha Kryeministri Zaev në  intervistën për Sitel TV.