Në prag të hapjes zyrtare në një atmosferë festive vjeshtore u zhvillua takim për qiramarrësit, bashkëpunëtorët dhe partnerët e “East Gate Mall”.
Të pranishmit ngrohtësisht i mirëpriti investitori i projektit. Në takim, investitori u shprehu mirënjohje të madhe të gjithë pjesëmarrësve në procesin që mundësoi realizimin e investimit.
Qendra tregtare paraqet një ndërtesë unike arkitekturore të gjeneratës së fundit të qendrave tregtare, që prej nesër do të përshkruajë Shkupin si destinacion rajonal tregtar dhe gjithashtu do të jetë atraksion për vizitorët në kryeqytet.
Në manifestim morën pjesë Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministri Zoran Zaev, si dhe ministrat e Qeverisë, përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe qiramarrësit e qendrës tregtare.
Kryeministri Zaev i përshëndeti të pranishmit dhe mbajti fjalim bashkë me aksionarët e “Shkupi East Gate Mall”, Arsim Papraniku dhe Samir Mane, theksoi se Shkupi fitoi një qendër të re, më të madhe, moderne “East Gate Mall”.
“I përgëzoj të gjithë, kontraktuesit, kompanitë e ndërtimit, punonjësit e “East Gate” si dhe menaxhmentin për realizimin me sukses dhe në kohë të këtij investimi të madh. Siç kanë paralajmëruar kur kemi qenë këtu në mars të këtij viti, ashtu edhe kanë arritur. Këtë vjeshtë kemi një qendër tregtare të gjeneratës së re, e cila përfaqëson botën në një vend. Me këtë projekt, Shkupi, vendi ynë dhe të gjithë ne, fituam shumë. Do të vijnë vizitorë të vendit, mijëra turistë nga rajoni dhe më gjerë dhe këtu në një vend do të gjejnë shumë marka të njohura. Ajo që është e rëndësishme për ekonominë e vendit është se do të punësohen mbi 2.500 qytetarë tanë. Për realizimin në kohë të kësaj qendre madhështore, me përkushtim punuan edhe kompanitë tona ndërtimore vendase. Konkretisht, 90% e kompanive që punonin janë vendase dhe të gjithë qendrën tregtare e përfunduan në kohë rekord. I uroj dhe jam shumë i kënaqur që i shoh këto rezultate. Kemi krijuar një ambient të favorshëm afarist, për investime serioze, me vende pune të paguara mirë. E gjithë kjo është e njohur dhe jo rastësisht dhe në kushte të pandemisë janë realizuar projekte të mëdha kapitale, si ky në vlerë prej 103 milionë euro. Sot, Maqedonia e Veriut është vend me një klimë të parashikueshme afariste, anëtar i NATO-s, ndërsa kjo do të thotë siguri në investimet.
“Të gjitha vendimet që i marrim kanë për qëllim të krijojnë kushte të drejta tregu, konkurrencë më të mirë dhe zhvillim të sektorit privat”, tha Zaev dhe nënvizoi se bashkë me qëllimet e mira ndërtojmë histori suksesi, puna dhe vepra gjithmonë fitojnë dhe nuk mund të përgënjeshtrohen. Kryeministri Zaev shtoi se jemi një nga vendet e pakta në të cilën në kushtet e pandemisë ndodhin investime, rritet paga mesatare neto, zvogëlohet papunësia, rriten normat e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto, zvogëlojmë borxhin publik dhe ajo që është më e rëndësishme planifikohet në afat të gjatë që këto trende pozitive të vazhdojnë të rriten. Kryeministri Zaev uroi të gjithë të përfshirët në proces, si dhe komunën e Gazi Babës dhe kryetarin aktual Borçe Georgievski, si dhe Qytetin e Shkupit dhe kryetarin Petre Shilegov.
Qendra tregtare me një sipërfaqe të ndërtuar në bruto prej 160,000 m2 u ndërtua në një kohë rekorde prej 26 muajsh në kushte të një pandemie globale.
“East Gate Mall” është pjesë e projektit me shumë qëllime “Shkupi East Gate” dhe paraqet një investim i Balfin Group. “East Gate Mall”, zemra e re e qytetit, zyrtarisht do të jetë e hapur për vizitorët më 29 tetor në orën 10:00.