Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, 16.11.2021 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 119-të, me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhje, në rend dite krahas disa propozim-ligjeve për ndryshim dhe plotësim të ligjeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijëve, është edhe Informacioni për rrjedhën dhe progresin në menaxhimin e modelit të ri për vlerësim të mbështetjes plotësuese arsimore, shëndetësore dhe sociale të fëmijëve dhe të rinjve, bazuar në Klasifikimin Ndërkombëtar të Funksionimit (KNF).
Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e rregullt e Qeverisë, e cila do të mbahet me fillim në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.