Në shtator të vitit 2021, paga mesatare-neto është 28.869 denarë, që është për 5,3% më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur ishte 27.405 denarë.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës neto mesatare mujore të paguar për punonjës në sektorët:
∙ Informacione dhe komunikime (13,2%);
∙ Miniera dhe gurore (12.8%);
∙ Objektet akomoduese dhe veprimtari të shërbimit ushqimor (12.5%).
Rritje e pagës mesatare mujore në neto për punonjës, krahasuar me një muaj më parë, është regjistruar në sektorët:
∙ Minierat dhe guroret (4.4%);
∙ Informacione dhe komunikime (2,5%);
∙ Industrinë pdhodhuese (2.2%).
Masat dhe politikat ekonomike që i zbaton Qeveria për rritjen e pagës mesatare dhe minimale po japin rezultate. Nëse i krahasojmë të dhënat e fundit me shtatorin e vitit 2017 kur paga mesatare ishte 23.229 denarë, diferenca është 5.640 denarë.
Sipas trendit dhe pritshmërive reale, të njëjtën planifikojmë që nga mesi i vitit 2024 ta çojmë në nivelin prej 34.000 denarë.