Kryeministri Zoran Zaevi i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot shtroi drekë pune të organizuar në nder të presidentit të Polonisë Andzhej Duda i cili është për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Zaevi i ka shfaqur falënderim presidentit Duda për mesazhe inkurajuese që ai i dërgon lidhur me integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe për ndihmën e përgjithshme që Polonia e jep disa herë për shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe donacionin më të ri prej 200.070 doza të vaksinës Fajzer.
Evropa është ylli ynë udhërrëfyes, motivues për zhvillimin tonë gjatë dekadave dhe shekujve dhe besojmë se BE-ja nuk do të lejojë që shpresa jonë të shuhet”, deklaroi Zaevi në takimin me presidentin Duda.
Në këtë kontekst, bashkërisht është konstatuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të vazhdojë, të shprehur përmes fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut, sepse me këtë do të konfirmohet se projekti evropian është i gjallë dhe atraktiv, veçanërisht për vendet si Maqedonia e Veriut të cilat i zbatojnë të gjitha reformat e nevojshme.
“Pas Bregzitit, zgjerimi i Bashkimit Evropian është me rëndësi të veçantë që të sigurohen entuziazëm i ri, mundësi të reja, zhvillim të ri dhe treg të ri ekonomik”, ranë dakord Zaevi dhe Duda.
Në takim, gjithashtu, është theksuar afërsia mes popullit të Polonisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe mes të gjithë qytetarëve të të dyja vendeve, ndërsa kryeministri Zaev dhe presidenti Duda kanë potencuar se ekzistojnë kushte të shkëlqyera për zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit.