Me një minutë heshtje në shenjë solidarizimi ndaj viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari dhe në shenjë ngushëllimi me familjet e tyre, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 120-të, solli vendim të shpall tre ditë zie në gjithë territorin shtetit.
Për ditë zie janë shpallur dita e sotme, e nesërme dhe e pasnesërme, gjegjësisht prej 23 deri me 25 nëntor (e martë, e mërkurë, e enjte) ndërsa gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të përfaqësive diplomatike në vend dhe jashtë vendit, do të ulen në gjysmë shtizë. Anulohen të gjitha ngjarjet publike ndërsa mediat duhet ti përshtatin përmbajtjet e tyre me zinë e shpallur treditore.