Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbrëmë vonë zhvilloi bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin Shtetëror të SHBA-ve Karen Donfrid, i cili Kryeministrit në emër të Qeverisë së SHBA-ve dhe të qytetarëve amerikanë u shpreh ngushëllime të thella qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për personat që humbën jetën në fatëkeqësinë e autobusit në Bullgari.
Kryeministri Zaev dhe Ndihmës Sekretari Shtetëror Donfrid biseduan edhe për procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut, me çka u shpreh mbështetja e tërësishme nga ana e SHBA-ve për hapjen e negociatave me BE-në në dhjetorë të këtij viti.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është interes i politikës së jashtme dhe gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara.
Gjatë bisedës telefonike u konfirmua partneriteti strategjik në mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve të cilat tani janë edhe partnerë të NATO-s.