Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 30.11.2021 (e martë) do të mbajë mbledhjen e rregullt të 122-të me më shumë pika në rendin e saj të ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhje do të shqyrtohet Propozim-ligji për mbështetje financiare për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga KOVID-19 mbi prodhimin dhe blerjen e prodhimeve bujqësore.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në mbledhjen e rregullt do të shqyrtohet edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore.
Me konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e rregullt e Qeverisë, e cila është paraparë të fillojë në orën 13:00, opinioni do të informohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.