Thirrje publike për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
16.12.2021

Në bazë të nenit 10 të Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 24/2007,  81/2007, 36/2011, 164/2013, 41/2014, 33/2015, 61/2015, 152/2015, 53/2016, 83/2018 dhe 120/2018)  dhe nenit 27 të Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 102/2019), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall,

THIRRJE PUBLIKE
për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut emëron drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, organ në përbërje të ministrisë kompetente për punët nga fusha e ekonomisë.

2. Për drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut mund të emërohet personi i cili i plotëson këto kushte:

  • është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës- ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
  • të ketë marrë së paku 240 kredi sipas SETK ose shkallën VII të përfunduar në fushën e ekonomisë, drejtësisë, afarizmit, administratës, drejtimi mekanik, elektroteknikë, teknologjik apo drejtim tjetër të përshtatshëm lidhur me kompetencat e nenit 8 të Ligjit;
  • të ketë së paku pesë vjet përvojë pune;
  • të ketë një nga certifikatat e mëposhtme të njohura ndërkombëtarisht ose vërtetim për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:
    • TOEFL IBT - të paktën 74 pikë,
    • IELTS - të paktën 6 pikë,
    • ILEC (Cambridge English: Legal) - të paktën niveli B2,
    • FCE (Cambridge English: First) - të kaluar,
    • BULATS - të paktën 60 pikë ose
    • APTIS - të paktën niveli B2

3. Për drejtor nuk mund të emërohet personi i cili është anëtar i organeve dhe trupave të zgjedhura ose të emëruara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ose Qeveria ose njësia përkatëse e vetëqeverisjes lokale. 

4. Për drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Tregut mund të emërohet personi i cili përveç kushteve të cekura në pikën 2 të shpalljes duhet t'i plotësojë edhe kriteret shtesë të përcaktuara në fletëparaqitjen e disponueshëm në linkun e mëposhtëm

5.    Me fletëparaqitjen kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Fletëparaqitje të shpalljes;
  • Biografi të shkurtër;
  • Letër motivimi;
  • Planin dhe programin për punën në vijim;
  • Vërtetim të shtetësisë;
  • Dëshmi se në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës - ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
  • Diplomë për arsimin e lartë të kryer me së paku 240 kredi të marra sipas SETK ose shkalla VII të përfunduar në fushën e ekonomisë, drejtësisë, afarizmit, administratës, drejtimi mekanik, elektroteknikë, teknologjik apo drejtim tjetër të përshtatshëm lidhur me kompetencat e nenit 8 të Ligjit;
  • Vërtetimin se ka së paku pesë vjet përvojë pune; dhe
  • Certifikatë ose vërtetim të njohur ndërkombëtarisht për njohuri aktive të gjuhës angleze jo më e vjetër se pesë vjet:
    • TOEFL IBT - me të paktën 74 pikë,
    • IELTS - të paktën 6 pikë,
    • ILEC (Cambridge English: Legal) - të paktën niveli B2,
    • FCE (Cambridge English: First) - të kaluar,
    • BULATS - të paktën 60 pikë ose
    • APTIS - të paktën niveli B2

6. Dokumentet nga pika 5 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtit të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresë:

  • Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. "Ilinden" nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: "Për shpalljen publike për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut".

7. Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë format e deritanishme të përcaktuar me Ligjet dhe aktet nënligjore në kompetencë të MSHIA-së dhe me Ligje të veçanta që përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.

8. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në faqen e internetit) të Institucionit për kandidatin/en që është zgjedhur/emëruar, dhe në funksion të transparencës dhe ndjekjes së përmbushjes së tyre nga organet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashme).

9. Koeficienti për përllogaritjen e pagës: caktohet në përputhje me Vendimin për përcaktimin e koeficientëve për përllogaritjen e pagës së funksionarëve të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021 dhe 152/2021).

10. Afati i paraqitjes së kandidatëve të interesuar është 15 ditë, duke llogaritur ditën e publikimit të shpalljes në shtypin ditor.

11. Shpallja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

12. Fletëparaqitja e pa plotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pa kompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohen.