Kryeministri Zaev e dorëzoi dorëheqjen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Të nderuar,

Në vazhdim u’a përcjellim tekstin e dorëheqjes të cilën Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e dërgoi deri te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe deputetët.

Deri te

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

I nderuar Kryetar i Kuvendit, z. Talat Xhaferi,

Të nderuar deputetë,

Me këtë letër Ju njoftoj që jap dorëheqje nga funksioni Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

E mora këtë vendim si hap logjik që vjen pas rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe si shprehje e përgjegjësisë së marrë për rezultatet zgjedhore.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit, megjithëse ishin lokale, për momentin politik në të cilin ndodhet vendi, kishin peshë kombëtare dhe politike. Në kushte të këtilla për mua personalisht dhe për mua si kryeministër, për shkak të politikave që besoj, do të ishte papërgjegjësi politike dhe e pajustifikuar para popullit tim dhe vendit tim, që unë personalisht të vazhdoj ta udhëheq qeverinë në rrugën euroatlantike. Mendoj se një kryeministër tjetër nga radhët e LSDM-së do të mund ta arrijë këtë në mënyrë më të mirë, me sukses edhe për qytetarët edhe për shtetin.

Me këtë dorëheqje me të cilën ndërmarr përgjegjësi dua të lë shembull që të njihen vendimet e virtytshme kur është e nevojshme dhe për të dhënë një kontribut tjetër në forcimin e kapaciteteve demokratike të popullit, por edhe liderëve të ardhshëm që të jenë të vetëdijshëm për detyrën e tyre qytetare kur e marrin kujdesin për vendin e tyre

Sepse demokracia do të thotë edhe përgjegjësi. E bëra këtë që ideja jonë evropiane-perëndimore të mund të vazhdonte të zhvillohet dhe koncepti progresiv në vend të krijonte kushte për rifreskimin dhe përforcimin e tij dhe kështu të mos lejojë që të mposhtet në nivel nacional - në mënyrë që ato të mund t'i lënë ato forca bashkëkohore demokratike të mbijetojnë dhe të vazhdojmë të luftojmë për përparimin e Maqedonisë së Veriut - në emër të lirisë, demokracisë, diversitetit, fqinjësisë së mirë, NATO-s dhe për fillimin më të lehtë dhe më të shpejtë të bisedimeve me BE-në.

E kisha nderin që kam mundur të jem në shërbimin tuaj dhe që e pata besimin e shumicës së popullit në katër vitet e kaluara. Veçanërisht jam krenar që mbështetja arrinte nga të gjitha bashkësitë etnike, nga i gjithë populli ynë multietnike dhe që ideja jonë e madhe “Një shoqëri për të gjithë”, sot, ngadalë, por sigurt fillojnë ta pranojnë edhe kundërshtarët e saj.

Në të gjitha sfidat ka periudha paqeje mes dy betejave, ditë kur dobësohet entuziazmi, kur përballemi me dështimin për të përmbushur atë që pritet dhe atë që është rënë dakord.

Por, një gjë është e sigurt, që asnjëherë nuk do të ketë ditë, as situata, kur ato momente kanë qenë arsye për të hequr dorë nga realizimi i qëllimit tonë të cilin e vendosëm me të gjithë qytetarët tanë vetëm para katër viteve.

Gjatë mandateve të mia si Kryeministër, sollëm vendime historike për shkak të të cilave Maqedonia e Veriut në vend që të ishte “ish-republikë”, pa afirmim të përhershëm dhe sovran në shoqërinë e kombeve, mori atë që i takon sipas dinjitetit dhe meritave historike. Ato vendime u mundësuan që maqedonasit dhe gjuha maqedonase të konfirmohen nga e gjithë bota dhe kësaj radhe nga fqinji dhe miku ynë, Republika e Greqisë. Besoj se me këtë kemi siguruar paqe të qëndrueshme, siguri dhe rrugë për mirëqenie ekonomike të njerëzve.

Dua të falënderoj deputetët në Kuvend, në këtë dhe në përbërjen paraprake, anëtarët e dy përbërjeve të Qeverisë gjatë mandateve të tij dhe qytetarët e shtetit tonë.

Së pari, për besimin e dhënë në zgjedhjet parlamentare, më pas edhe për mbështetjen për zgjedhjen time si Kryeministër me të cilën pranuan se nuk ka pyetje të tilla për të cilat nuk ka përgjigje përderisa ekziston vullnet për zgjidhjen e tyre dhe se ekzistojnë raporte të ndërsjella të besimit të sinqertë dhe miqësisë.

Koha do të tregojë se ky vendim im është në përputhje me vendosmërinë time për të qenë një politikan që merr përgjegjësinë për marrjen e vendimeve të vështira por historikisht të rëndësishme për të ardhmen e mirë dhe të sigurt të popullit dhe shtetit tonë, pa e vendosur rejtingun personal politik para interesave shtetërore.

U dëshiroj mirëqenie dhe prosperitet të gjithë qytetarëve tanë, të gjitha bashkësive, të gjithë popullit tonë.

Me respekt,

Zoran Zaev