Janë ndarë 30 milionë denarë për 11 media nga Programi për mbështetje të medieve të shtypit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  miratoi  Vendimin për aprovimin e mjeteve nga Buxheti për vitin 2021 për realizimin e Programit për mbështetjen e mediave të shtypit, i cili realizohet për herë të katërt dhe i dedikohet  medieve të  shtypura  me karakter  të përgjithshme  dhe informativ.

Programi i mbështetjes për mediat e shtypit është ngritur  me qëllim që  të inkurajojë shumëllojshmërinë e burimeve të informimit,  si dhe  të garantojë  qëndrueshmërinë e ekzistencës së këtij lloji tradicional të medias, pavarësisht digjitalizimit në rritje të shpejtë dhe në përputhje me praktikën që është e pranishme në shumë vende dhe që rekomandohet dhe mbështetet nga OSBE-ja dhe organizatat ndërkombëtare të medias.

Procedura për përzgjedhjen e shfrytëzuesve të mjeteve në përputhje me programin, e realizoi Komisioni i formuar nga Sekretariati i Përgjithshëm, në përbërje të të cilit krahas përfaqësuesve  të institucioneve kompetente,  ka nga një përfaqësues të Asociacionit për mbrojtjen e mediave  kombëtare  të shtypit në Maqedoni dhe një përfaqësues i Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë.

Nga gjithsej 11 kërkesa të pranuara janë miratuar 11. Komisioni ka konstatuar se të gjitha kërkesat kanë dokumentacion të rregullt dhe të plotë dhe të gjithë shfrytëzuesit e këtyre mjeteve janë media të shtypit  me karakter informativ të përgjithshëm.

Këtyre 11 mediave të shtypit u janë ndarë në përputhje të  kritereve, 30 milionë denarë, dhe me këtë janë paguar të gjitha mjetet e parapara në Buxhetin për vitin 2021 për përkrahje të mediave të shtypit.

Në bashkëngjitje vijon tabela me treguesit financiarë për çdo media veç e veç.

Shuma e mbështetjes së miratuar është përcaktuar në bazë të faturave të dorëzuara për vitin kalendarik 2020 dhe definuar me një marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Sekretariatit të Përgjithshëm dhe përfituesve të përzgjedhur  në bazë të Procesverbalit për Vlerësim  dhe Raportit të kërkesave të miratuara.

Mbështetje financiare u jepet atyre mediave të shtypit që kanë përmbushur të gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe punonjësve për vitin 2020.

Sipas  buxhetit të paraparë për vitin 2021, mediave të shtypit në gjuhën maqedonase u janë paguar 40% të shpenzimeve për botim  dhe shpërndarje, ndërsa mediave të shtypit të botuara në gjuhët e bashkësive etnike në vlerë prej 50% të shpenzimeve për botim dhe shpërndarje.

 

Programi për mbështetjen e mediave të shtypura