Të nderuar bashkëqytetarë,
Në fund të vitit 2021 dhe para fillimit të së ardhshmit, dua edhe njëherë të përcjell urimet më të mira dhe të falënderohem për besimin që mu dha.
Unë besoj që lidershipi duhet të del nga besimi dhe jo nga forca.
Mbetem i bindur që së bashku me Ju, me shumicën e madhe të popullit vitin 2017 i lamë faqet më të errëta nga pavarësia e deri më sot dhe se i hapëm mundësitë e panumërta për vendin tonë dhe të gjithë ne.
Jam i bindur edhe në atë se bashkë me Ju, edhe unë jam pjesë e një gjenerate e cila nuk është vetëm pjesë e historisë, por edhe se jemi autorë të disa nga faqet më të rëndësishme historike nga e tashmja dhe e ardhmja maqedonase.
Luftuam për të na pranuar si shtet me identitet të qartë nacional sepse ideja qytetare maqedonase është në çdo puls të zemrës së secilit maqedonas dhe maqedonase dhe të secilit qytetar të Maqedonisë së Veriut të përbashkët.
Me shikim drejt së ardhmes arritëm pjesëmarrje të vendit tonë sovran në NATO, si aleancë më e fuqishme ushtarake të vendeve demokratike dhe progresive dhe me ftesë të hapur për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Edhe sot, ashtu siç nuk lëshova asnjë rast më parë, falënderoj edhe të gjithë bashkëqytetarët tanë shqiptarë, turq, vlleh, serb, romë, boshnjakë dhe të gjitha komunitetet tjera etnike, që treguan mirëkuptim shoqëror dhe vëllazëror. Do të jetë në libra mbështetja që maqedonasit e kanë marrë nga bashkëqytetarët e tyre në atë periudhë.
Ajo mbështetje, ai mirëkuptim për mbrojtjen e identitetit maqedonas është me rëndësi të madhe për ndërtimin e një shoqërie. Urat që i ndërtojmë sot, janë besimi jonë i ndërsjellë dhe e ardhmja e përbashkët.
Në atë frymë e shohim edhe vitin e ri si një kapitull i ri nga bashkësia jonë.
Stilolapsi për të shkruar suksese të reja në atë kapitull është në duar tuaja. Askush nuk do ta shkruajë historinë tuaj e as ta përcaktojë drejtimin e ardhmërisë. Vetëm ju, qytetarët, mund të plotësoni kapitujt e ri.
Ju uroj që viti i ri 2022 t’ju sjell shumë realizime dhe arritje, të mbushura me shëndet, lumturi dhe fat.