Kovaçevski – Petkov: E bëmë hapin e parë të madh, Bullgaria ta shfrytëzojë emrin e shkurtër Maqedonia e Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov, realizuan konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën informuan për bisedat nga takimi i tyre tet-a-tet, si dhe për mbledhjen plenare të dy delegacioneve.

Kryeministri Kovaçevski edhe njëherë i uroi mirëseardhje kolegut të tij nga Bullgaria dhe anëtarëve të delegacionit të tij dhe theksoi se ditët e tij të para të punës po i fillon me një nga çështjet më të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut – që është krijimi i kushteve për avancim në integrimet tona evropiane.

“Në dy vendet ka dy qeveri të reja. Me kolegun Petkov dhamë fjalë që do ta shfrytëzojmë energjinë e re dhe përmes qasjes së re bazuar në respekt të ndërsjellë të avancojmë raportet mes dy vendeve. Edhe unë edhe ai kemi një qëllim të përbashkët – të krijojmë kushte për të ardhme më të mirë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në konferencën për shtyp  para shumë gazetarëve nga vendi ynë, nga Bullgaria dhe rajoni.

Kryeministri Kovaçevski rikujtoi se vizita e sotme e kolegut të tij Petkov, koincidon  me 30 vjetorin e njohjes nga Republika e Bullgarisë të pavarësisë së vendit tonë me emrin e atëhershëm kushtetues dhe se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë dy vende të afërta fqinje, ndërsa maqedonasit dhe bullgarët janë dy popuj të afërt miqësor.

“Prandaj sot, si dy kryeministra të dy vendeve shumë të afërta, ramë dakord që po hyjmë në një dinamikë intensive të zgjidhjes së çështjeve të hapura për të siguruar një të ardhme të re më shpejt”, tha Kryeministri Kovaçevski për të përdorur emrin e shkurtë Maqedonia e Veriut, si dhe emri i gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe që tashmë për këtë i ka informuar Kombet e Bashkuara.

Nga ana jonë, tha Kryeministri Kovaçevski, Maqedonia e Veriut përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme u dërgoi edhe Kombeve të Bashkuara notë verbale lidhur me përdorimin e emrit tonë të gjatë dhe të shkurtë, gjë që konfirmon se të dy emrat janë njësoj të vlefshëm dhe në të cilën konfirmohet çfarëdo implikimi për integritetin territorial të Bullgarisë.

“Largimi i kësaj çështjeje nga tryeza e bisedimeve përmes një marrëdhënieje kaq të harmonizuar dhe miqësore nga të dyja palët për mua është hapi i parë i madh i këtij kapitulli tonë të ri. Hapat e tillë ngjallin optimizëm për të ardhmen. Hapat e tillë çojnë në një lidhje më të fortë dhe bashkëpunim më të madh mes dy vendeve dhe dy popujve”, tha Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se do të finalizohet Marrëveshja për bashkëpunim ndërkufitar për periudhën 2022 - 2029, me të cilën do të hapet pika kufitare Klepalo dhe pas vetëm një jave, më 25 janar, do të mbahet mbledhje e përbashkët e dy qeverive, ku do të dakordohen hapa të tjera konkrete për avancimin e bashkëpunimit në fusha dhe sektorë të ndryshëm.
Në konferencën për shtyp u theksua se janë duke u formuar grupet e punës në fushën e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, infrastrukturës, transportit dhe lidhjes, politikave të gjelbra, integrimit evropian, kulturës, arsimit, shkencës dhe rinisë, të cilat do të rezultojnë në projekte dhe aktivitete të përbashkëta, të cilat do të krijojnë në një Plan Veprimi, sipas të cilit do të priten rezultate konkrete.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov, theksoi se vizita e tij e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut u realizua në një atmosferë jashtëzakonisht të bukur dhe se solli një bisedë të mirë dhe miqësore.

Petkov shprehu besimin se prej sot me rezultate dhe hapa konkret do të njihet avancimi në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe paralajmëroi linjën ajrore Sofje-Shkup, e cila pritet të ketë një realizim konkret në 60 ditët e ardhshme.

Kryeministri Petkov e theksoi optimizmin që e bazon në takimet intensive të grupeve të punës që do të intensifikohen nga java e ardhshme me mbajtjen e mbledhjes ndërqeveritare në Sofje.


Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e tërësishëm të Kryeministrit Kovaçevski:

Në vazhdim të kësaj kumtese jua përcjellim në tërësi deklaratën e Kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski nga konferenca për shtyp në tërësi:

“Më lejoni që në fillim të shpreh kënaqësinë time të madhe për vizitën e kolegut dhe mikut tim të dashur, kryeministrit Petkov.

I dashur mik Kiril, mirë se erdhe në Shkup. Këtu gjithmonë mund të mbështeteni pasi jeni mes miqsh shumë të ngushtë.

Të nderuar qytetarë,

Ditët e mia të para të punës si Kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë i nis me një nga çështjet më të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut – dhe kjo është krijimi i kushteve për përparim të shpejtë në integrimin tonë evropian.

Ka dy Qeveri të reja në të dy vendet. Me kolegun Petkov kemi dhënë fjalën se energjinë e re do ta shfrytëzojmë dhe përmes një qasjeje të re të bazuar në respektin reciprok do të avancojmë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai dhe unë kemi të njëjtin qëllim të përbashkët - të krijojmë kushte për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Kjo vizitë e sotme, e cila është vizita e parë e kolegut tim Petkov në rajon, koincidon me 30 vjetorin e  njohjes nga  Republika e Bullgarisë të pavarësisë së  vendit tonë. Republika e Bullgarisë është e para që na njohu dhe bëri një akt miqësor në kushte politike jashtëzakonisht komplekse.

Tridhjetë vjet më vonë, ne po hapim një dritare të re bashkëpunimi që besojmë se do të rezultojë në një akt të ri miqësie dhe fqinjësie të mirë - mbështetje për integrimin tonë evropian.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë dy vende fqinje të afërta, dhe maqedonasit dhe bullgarët janë dy kombe të afërta dhe miqësore.

Prandaj sot, si dy kryeministra të dy vendeve shumë të afërta, ramë dakord që po hyjmë në një dinamikë intensive të zgjidhjes së çështjeve të hapura për të siguruar më shpejt një të ardhme të re.

Sot me Kryeministrin Petkov ramë dakord që Bullgaria të përdorë emrin e shkurtër Maqedonia e Veriut si dhe emrin e gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të thotë se Bullgaria nuk do të kufizojë më përdorimin e emrit të shkurtër në asnjë proces ndërkombëtar ose dypalësh dhe ka njoftuar Kombet e Bashkuara.

Në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme i dërgoi Kombeve të Bashkuara një notë verbale në lidhje me përdorimin e emrit tonë të gjatë dhe të shkurtër, e cila në mënyrë eksplicite konfirmon se të dy emrat janë njësoj të vlefshëm dhe konfirmon mungesën  e çfarëdo implikimi ndaj integritetit territorial të Bullgarisë.

Dje ndoqa intervistën e kolegut tim te dashur Kiril ne një televizion nacional ku ai duhej të koncentrohej dhe të thotë Republika e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht të përdorë emrin e gjatë  dhe në rast se sot ka një interesit  nuk do te duhet ta beje atë sepse ai lirisht mund ta përdorë emrin Maqedonia e Veriut.

Heqja e kësaj çështjeje nga tavolina përmes një marrëdhënieje kaq harmonike dhe miqësore nga të dyja palët është për mua paraqet një  hap të parë e të  madh të këtij kapitulli tonë të ri. Hapat e tillë ngjallin optimizëm për të ardhmen. Hapat e tillë çojnë në një lidhje më të fortë dhe një bashkëpunim më të madh mes dy vendeve dhe dy popujve.

Më tej është finalizimi i Marrëveshjes për bashkëpunim ndërkufitar për periudhën 2022 - 2029. Projekti më i rëndësishëm në këtë fushë është hapja e pikës kufitare Klepalo, e cila do të lehtësojë lëvizjen, transportin dhe tregtinë. Potenciali për turizëm do të rritet, e me këtë edhe lidhjet mes qytetarëve të vendeve tona dhe zhvillimi në rajonet kufitare.

Në vetëm një javë, më 25 janar, do të mbajmë mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, në të cilën do të biem dakord për hapat e tjerë konkretë për të avancuar  bashkëpunimin në fusha dhe sektorë të ndryshëm.

Grupet e punës do të formohen për të punuar në projekte specifike për të forcuar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar besim më të madh dhe për të ndërtuar marrëdhënie që do të nënkuptojnë një të ardhme të begatë.

Pres që së shpejti të realizohen iniciativat e paralajmëruara nga kryeministri Petkov, për të cilat do ta lë që ai të flas  më shumë.

Me këtë dua që edhe njëherë të falënderojë z.Petkov që menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë sonë së re dhe zgjidhjes time për Kryeministër e mbajti premtimin që të jetë Kryeministri i parë i cili do të vij si mysafirë në Maqedoninë e Veriut.

Dëshiroj të falënderoj edhe anëtarët e delegacionit, ministrat dhe nënkryetarin e Kuvendit të Bullgarisë, të cilët zhvilluan takime me homologët e tyre nga Maqedonia e Veriut,”.