Kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov vendosën lule në monumentet “Shën Kirili dhe Metodi” dhe “Shën Klimenti dhe Shën Naumi Ohridski”

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov vendosën lule në monumentet  “Shën Kirili dhe Metodi” dhe “Shën Klimenti” dhe “Shën Naum Ohridski” në qendrën e Shkupit.

Të dy kryeministrat së bashku kanë bërë homazhe për veprat e arsimdashësve sllav Vëllezërit e shenjtë Kiril e Metodi dhe Shën. Klementi dhe Shën Naum Ohridski, si një tjetër konfirmim i rëndësisë së bashkëpunimit mes dy vendeve, për forcimin e besimit të ndërsjellë që  ndërtohet me punën e përbashkët  në emër të përparimit të popujve në të dy vendet.

Kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov më pas u nisën drejt Urës së Gurit dhe sheshit “Maqedonia” dhe vizituan zyrën e Agjencisë Bullgare të Lajmeve BTA në Shkup, dhe kështu shënuan fillimin e punës së kësaj zyre në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gjatë  mbledhjes ndërqeveritare, e cila do të mbahet më 25 janar në Sofje, do të hapet zyra e AIM-së në Republikën e Bullgarisë, e cila do të jetë e vendosur në Qendrën Kulturo-Informative të Maqedonisë në Sofje.