“Suksesi i takimit me Kryeministrin bullgar Kiril Petkov e shoh në tonalitetin e tij dhe mënyrën e komunikimit, sepse takimi kaloi në një frymë pozitive ku biseduam për tejkalimin e problemeve. Në mënyrë dominuese biseduam për mënyrën e kthimit të besimi”, theksoi Kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “Vetëm Intervistë” në TV Kanal 5, lidhur me pyetjen për takimin me Kryeministrin bullgar Petkov.
Ai nënvizoi se në drejtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avancimit të projekteve të përbashkëta do të përfshihen institucione, përfaqësues të komunitetit të biznesit, universitete, organizata rinore dhe përfaqësues të shoqatave të tjera, si dhe ekspertë të fushës përkatëse, të cilët në grupe të përbashkëta pune do të promovojnë marrëdhëniet në fushën e ekonomisë, tregtisë, infrastrukturës, inovacionit dhe arsimit dhe së bashku do të raportojnë për rezultatet e arritura.
“Nuk jam i lidhur me data dhe përmenda që jam optimist racional, që do të thotë se punoj për të arritur bashkëpunimin tonë. Unë kam një qasje që duhet të arrijmë një zgjidhje shpejtë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitojmë. Një zgjidhje cilësore që do të ruajë dinjitetin e qytetarëve maqedonas dhe bullgarë dhe do të miratohet në frymën e vlerave evropiane, në përputhje me rregullat e BE-së, tha Kovaçevski, duke paralajmëruar se do të udhëheqë një delegacion qeveritar më 25 janar në Sofje, ku do të mbahet mbledhje ndërqeveritar me Kryeministrin Kiril Petkov, i cili do të udhëheqë delegacionin qeveritar të Republikës së Bullgarisë.
“Për gjuhën dhe identitetin nuk negociohet. Asgjë nuk bëhet pas shpine. Prandaj ka bisedime. Pa prekur interesat e shtetit maqedonas dhe bullgar dhe në përputhje me Rezolutën në Kuvendin tonë”, tha Kryeministri Kovaçevski për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, duke e vlerësuar si hap pozitiv takimin me homologun e tij bullgar Kiril Petkov.