Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 5-të, në bazë të autorizimeve nga kriza e shpallur në furnizimin me energjinë për ngrohje, miratoi Marrëveshjen për bashkëpunim afarist-teknik me të cilën rregullohen të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella të Shfrytëzuesit si përfaqësues i EEM-së të Maqedonisë së Veriut, me të cilin EEM-ja do të fitojë të drejtë të menaxhojë me të gjitha aktivitet afariste të ngrohtores Shkup Veri SHA- Shkup, me të gjitha llogaritë e transaksionit Shkup Veri SHA – Shkup, si dhe me llogarinë e dedikuar që ngrohtorja do ta hapë ekskluzivisht për nevojat e kësaj Marrëveshjeje për bashkëpunim afarist- teknik.
Marrëveshja për realizimin e bashkëpunimit afarist-teknik ka për qëllim sigurimin e energjisë termike për furnizim të banorëve të qytetit të Shkupit.
Qeveria sot miratoi edhe Vendim me të cilin miratohen tekstet e marrëveshjeve me BEG dhe me ngrohtoren Shkup Veri SHA – Shkup, me të cilin miratohen puna e Bordit Drejtues dhe Këshillit Mbikëqyrës të SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore, me BEG dhe me Shoqatën për furnizim me avull dhe ujë të ngrohtë Shkup Veri SHA - Shkup.