Kryeministrat e qeverive, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, vizituan Qendrën Maqedonase Kulturore Informative në kryeqytetin e Bullgarisë për të shënuar zyrtarisht fillimin e punës së zyrës e Agjencisë Informative të Medias (MIA), në Sofje.
Gjatë vizitë, kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, u janë dhënë dhurata të rastit si simbol i vendosmërisë së përbashkët për të qenë të përkushtuar vazhdimisht të luftojnë dezinformatat dhe gjuhën e urrejtjes.
Kryeministri Kovaçevski tha se zyra e MIA-s në Sofje është realizimi i një iniciative të përbashkët për hapjen e zyrave të agjencive informative shtetëror në Shkup dhe Sofje, si një hap që do të sigurojë informacione të rregullta, relevante dhe objektive për qytetarët dhe komunitetet e medieve në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Informacionet autentike, theksoi Kovaçevski janë përgjigjja e vetme në luftën kundër dezinformatave dhe bashkëpunimi i medias është shumë i rëndësishëm në atë drejtim dhe se lufta kundër dezinformatave në masë të madhe do të reduktojë gjuhën e urrejtjes.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski shtoi se nuk ka motivim më të mirë në punën kur rezultatet arrijnë me shpejtësi, si në këtë rast, kur Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA) hapi zyrë në Shkup, ndërsa sot në Sofje, MIA hap zyrën e saj në Bullgari.
“Ne jemi popuj miqësorë dhe detyra jonë është që të ndërtojmë miqësi për shkak të gjeneratave aktuale dhe të ardhshme, ndërsa mediat dhe gazetarët luajnë një rol thelbësor në arritjen e këtyre përpjekjeve", tha Kryeministri Kovaçevski në hapjen e zyrës së MIA-s në Sofje.
Si pjesë e vizitës së Kryeministrit Kovaçevski në Sofje, ai dhe Kryeministri Petkov paraprakisht vendosën kurora me lule të freskëta në monumentet e Luftëtarëve të panjohur dhe vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi.