Vetëm një javë pas vizitës së kryeministrit bullgar në Shkup, gatishmëria e shprehur për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë në një dimension më konstruktiv dhe dinamik, po konkretizohet sot me mbledhjen e përbashkët mes qeverive tona në kryeqytetin bullgar.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Sofje të Republikës së Bullgarisë dhe me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dypalëshe mes dy vendeve, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga ministrja e Kulturës znj. Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe ministri i Arsimit dhe shkencës z. Jeton Shaqiri, ka kryesuar grupin e punës në sferën e kulturës, arsimit dhe shkencës, turizmit dhe rinisë e sportit.
Grupi i katërt i punës në fokus ka kulturën, arsimin dhe shkencën, turizmin, si dhe të rinjtë dhe sportin, vendosi si detyrë të ndërmerren hapa nga të dyja planet për përpilimin e programit gjithëpërfshirës për bashkëpunim në këto fusha.
Pas takimit, zëvendëskryeministri i parë Grubi është shprehur shumë optimist për atmosferën positive dhe arritjen e shumë projekteve të përbashkëta mes dy vendeve.
“Atmosferë shumë pozitive dhe mikëpritje shumë e ngrohtë nga kolegët tanë bullgar dhe tashmë sapo e përfunduam seancën e parë të komisionit për Kulturë, arsim e shkencë, rini dhe sport dhe turizëm dhe jam jashtëzakonisht optimist për arritjen e shumë projekteve të përbashkëta të cilët do të realizojmë në muajt para nesh, nënshkrimin e shumë memorandumeve bashkëpunuese midis dy paleve dhe vlerësoj që kjo seancë e komisionit por edhe e seanca plenare që do të pason do të jetë e suksesshme dhe jam i bindur për rezultate shumë optimiste nga gjithë kjo vizitë e jona në Sofje”, theksoi kështu Grubi.
Gjatë takimit të grupit të punës janë përcaktuar prioritetet e përbashkëta në këto sfera për të cilat do të punojmë në periudhën në vazhdim, mesin e të cilave:
- shpalljen e konkursit për logo dhe sllogan të mbledhjeve të përbashkëta qeveritare
- përpilimi i një kalendari të përbashkët kulturor;
- nxitjen e bashkëpunimit mes universiteteve të vendeve tona për programe më atraktive studimore, shkëmbim të përvojave dhe mundësi për punë praktike;
- organizimin e një ndeshje futbolli mes dy kabineteve qeveritare;
- organizimi i konferencave të përbashkëta shkencore;
- intensifikim i bashkëpunimit mes Agjencisë për Rini dhe Sport të vendit tonë dhe Ministrisë për Rini dhe Sport të Republikës së Bullgarisë;
- promovimi i ndërsjelltë i destinacioneve atraktive turistike dhe thellimi i bashkëpunimit në sferën e turizmit si predispozitë e fuqishme e zhvillimit ekonomik dhe të tjera.
Mbledhja mes dy qeverive në Sofje është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjeve me interes të përbashkët që do të sjellin përfitime për popujt tanë dhe të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Europian.