Zllatko Arsov, zëvendës Koordinator Nacional për Luftë Kundër Terrorizmit
Zllatko Arsov u lind më 8 qershor 1964, në Berovë.
U diplomua në vitin 1989 në Fakultetin Juridik “Justiniani Parë”, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Në periudhën nga viti 1991 deri në vitin 2019 është punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, si dhe në Byronë e Sigurisë Publike, në disa pozita udhëheqëse.
Nga viti 2019 deri në vitin 2021 ka qenë i punësuar në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare si ndihmës drejtor.
Më 1 gusht 2021, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është emëruar zëvendës Koordinator Nacional për Luftë Kundër Terrorizmit.
Telefoni: | +389(0)2 3213-940, lokali 221 |
Е-mail: | zlatko.arsov@gs.gov.mk |