Me këtë njoftim informohen të gjitha kompanitë, të cilat kanë marrë mbështetje financiare përmes pakos së gjashtë të masave, ndërsa nuk e kanë plotësuar kushtin duke e kthyer mbështetjen financiare në grant, me rritjen e numrit të të punësuarve sipas orëve efektive të punës për një të punësuar, që shumat prej 20% të mbështetjes së marrë për ata që kanë mbajtur të njëjtin numër punonjësish, ose 50% e mbështetjes së marrë për ata që kanë ulur numrin e punonjësve, duhet të kalohen në llogarinë buxhetore të mëposhtme:
Emri i pranuesit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Llogaria e transaksionit: 100000000063095
Trezor llogaria : 630010001963019
Konto e të ardhurave: 725939 programi 00
Për qëllim të pagesës: Kthimi i pjesës 04001 në Buxhet vitin e kaluar.
Njoftojmë shfrytëzuesit e kësaj mbështetje financiare që të shlyejnë detyrimet e tyre deri në afatin e fundit për dorëzimin e llogarisë përfundimtare për vitin 2021.