Kovaçevski: Kemi ndërmarrë hapa për të parandaluar goditjet e mëdha të çmimeve për qytetarët dhe ekonominë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për TV Alsat-M tha se Qeveria që nga fillimi i krizës energjetike i ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të zbutur goditjet e çmimeve për qytetarët dhe ekonominë.

 

“Kemi ulur TVSH-në për konsumatorët rezidencialë, pra për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël nga 18 në 5% sepse e kemi parashikuar se çfarë do të ndodh. Ne kemi ndarë mjete në buxhet në një masë të konsiderueshme që të mund të subvencionojmë harxhimet e energjisë elektrike që paguajnë qytetarët, që të mos ketë goditje çmimi për qytetarët dhe kjo ndodhë sepse ka vende ku me 50-60 është shtrejntuar rryma”, tha Kryeministri Kovaçevski në një intervistë televizive, duke shtuar se nga ky këndvështrim, me masat që po ndërmerren në vazhdimësi, ne ende i përmbahemi skenarit bazë për çmimin e energjisë elektrike.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se parashikimet tregojnë se deri në mesin e këtij viti presioni i çmimeve do të ulet dhe se çmimet do të stabilizohen.