Kovaçevski: Atë që kemi premtuar, po realizohet me një tempo dinamike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim në mbledhjen  e Kuvendit për zgjedhjen e zëvendësministrave.

“Kërkoj besimin për zgjedhjen e zëvendësministrave. I qëndroj besnik  parimit tim për propozimin e personave kompetentë dhe punëtorë, me integritet. Jam i bindur se të gjithë kanë motivim të nevojshëm që të angazhohen për zbatimin e Programit qeveritar të cilin ju keni përkrahur”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai zëvendësministrave të rinj u tha se emërimi i tyre në postin e zëvendësministrit nuk nënkupton të drejta, por detyrime dhe përgjegjësi.

“Kërkoj dhe pres që  punën tuaj ta kryeni me efikasitet, në kohë dhe me ndershmëri. Kjo është detyrim i çdo zyrtari. Do të ndjek punën tuaj”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri tha “prioritet kryesor  mbetet qeverisja efikase dhe e përgjegjshme, me përqendrim në zgjidhjen e problemeve kyçe që prekin qytetarët”.

“Për më pak se një muaj,  treguam se si të punojmë shpejt, me efikasitet, me cilësi dhe qëndrueshmëri. Kemi një ritëm të lartë dinamik të punës, në të cilin kërkoj rezultate. Besoj se ndani mendimin tim objektiv se Qeveria ka bërë një fillim të shkëlqyer. Të gjitha detyrimet e ndërmarra dhe të njoftuara, në përputhje me afatet dhe prioritetet i kemi filluar, ndërsa një pjesë të tyre tanimë i zgjedhim”, shtoi Kryeministri Kovaçevski.

Ai theksoi se në kushte të krizës energjetike evropiane, është  bërë zbutje “e goditjes së çmimeve” dhe se Qeveria vazhdon të ruajë stabilitetin e çmimeve, përmes kufizimit të çmimeve të produkteve themelore dhe me përgjigje sistematike ndaj ndikimeve të jashtme të inflacionit. Kryeministri shpalosi se rritja e çmimit të energjisë elektrike është më e ulët në rajon, qytetarët marrin mbështetje dhe nuk lejohet ndërprerja e furnizimit me energji për ngrohje në Shkup.

“Qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi që Qeveria edhe më tej do të vazhdojë të zbatojë masa të drejtpërdrejta dhe pozitive për mbështetjen e tyre  energjetike”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Me qëllim të zgjidhjes së shpejtë, efikase dhe konkrete të nevojave të qytetarëve, ai theksoi marrëveshjen për nivelin më të lartë historik të pagës minimale prej 18.000 denarë dhe hapat e mëtejshëm për përmirësimin e mëtejmë të standardit jetësor.

“Paga minimale edhe më tej do të vazhdojë të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Gjithashtu po vazhdojmë bisedimet për të krijuar një mënyrë më të mirë për harmonizimin dhe rritjen e pensioneve”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë duke theksuar prioritetet në të cilat janë fokusuar ai dhe Qeveria, i theksoi forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, në mënyrë që të kemi, siç tha ai, “një shtet ligjor për të gjithë, pa përjashtim!”.

Ai gjithashtu,  vuri në dukje edhe përshpejtimin e proceseve për realizimin e projekteve infrastrukturore, para së gjithash në pjesën e Korridorit 8 dhe Korridorit 10, si dhe në pjesën rrugëve magjistrale, duke kërkuar mbështetje nga komunat.

“Shfrytëzoj rastin që edhe një herë të kërkoj nga komunat që të përgatisin projekte infrastrukturore cilësore dhe me kohë në nivel lokal, sepse Qeveria dëshiron dhe ka synim të fortë që të përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve në çdo komunë”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Me këtë rast, Kryeministri Kovaçevski i informoi deputetët për vendosjen e  "bashkëpunimit të hapur, të ndershëm dhe të barabartë me Kryeministrin Petkov dhe Qeverinë e Republikës fqinje të Bullgarisë".

“Bisedimet tona dypalëshe për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit vazhdojnë edhe më tutje. Potencoj se çështjet historike ia lëmë zgjidhjes së fushës historike profesionale. Qytetarët të jenë të qetë dhe se nuk i  shmangemi vijave të kuqe për mbrojtjen e identitetit tonë. Por ne jemi të përkushtuar që sa më shpejt të jemi pjesë e familjes evropiane dhe qytetarët të kenë standard të jetesës dhe perspektivë evropiane”, tha Kovaçevski.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski kërkoi sjellje të përgjegjshme nga opozita.

“Është e palejueshme dhe e papranueshme që asnjë parti politike të gjenerojë marketing të ulët e të lirë politik dhe patriotizëm të rremë. Për mua, për të gjithë paraardhësit dhe brezat tanë nuk ka dilema, se Goce Dellçevi është një nga shtyllat e luftës maqedonase për shtet të pavarur dhe sovran dhe mbetjet mortore e tij do të prehen në Shkup. Vepra e tij do të mbahet mend plotësisht dhe do të shënohet. Prandaj, deklaratat dhe format e ngjashme të folklorit politik dhe politizimit janë në formën më të butë janë të pa papranueshme dhe tregojnë një dilemë serioze për të kaluarën tonë me partinë politike opozitare që e bën këtë”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në përfundim të fjalës së tij, Kryeministri Kovaçevski kujtoi se nuk i zgjedh njerëzit sipas partisë, etnisë, gjinisë apo linjave subjektive, por as nuk bën kompromise, përjashtime dhe arsyetime.

“Dua të siguroj të gjithë qytetarët se ekipi qeveritar do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi. Ju siguroj dhe dëshiroj të ndajmë optimizmin dhe besimin tonë për një kohë më të mirë së bashku. Ju siguroj se do t'i përmbushim plotësisht obligimet dhe përgjegjësitë tona, që të gjithë qytetarët t'i ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të jetojnë një të mirë se e tashmja", tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën për zgjedhjen e zëvendësministrave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. .

Për zëvendësministra janë propozuar: Bashkim Hasani zëvendësminstër i Ministrisë së Mbrojtjes, Nazim Bushi  zëvendësministër i  Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu zëvendësministër për Ministrisë së Drejtësisë, Xhabir Doko zëvendësministër i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Fatmire Isaki zëvendësministre e Ministrisë të Punëve të Jashtme, Filip Nikoloski për zëvendësministër i Ministrisë së Financave, Zoran Manseski zëvendësministër i Ministrisë të Ekonomisë, Abdylshyqyr Abedini për zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Vlladimir Rendevski për zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, Lulzim Aliu për zëvendësministër i Ministirsë së Arsimit dhe Shkencës, Zoran Dimitrovski për zëvendësministër i Ministrisë së Vetëqëverisjes Lokale, Daim Luçi për zëvendësministër i Ministirsë së Kulturës, Aleksandar Bajdevski zëvendësministër i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Bekim Rexhepi  zëvendësministër i Minstrisë për Transport dhe Lidhjeve dhe Hristina Oxhaklievska zëvendësministre e Minstrisë për Ambijet Jetësor dhe Palnifikim Hapësinor.