Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski realizoi takim me Fatos Rekën, ambasador i Shqipërisë në vendin tonë.
Në takim është dorëzuar letër nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me urim për mandatin e Kryeministrit Kovaçevski dhe është shprehur besim për përparimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat nga përfitimi për qytetarët e të dy shteteve.
Është transmetuar, se Republika e Shqipërisë e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në të gjitha proceset zhvillimore.
Gjithashtu, në takim është konstatuar se të dy vendet kanë bashkëpunim të mirë politik dhe se në suaza të nismës “Ballkani i Hapur”, kontribuojnë për përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon dhe në perspektivat evropiane të shteteve nga Ballkani Perëndimor.
Kryeministri Kovaçevski u falënderua për letrën nga kryeministri Rama dhe njëherit potencoi se fokusi i tij dhe i Qeverisë janë projektet infrastrukturore të cilat i lidhin shtetet fqinje, sepse, në atë mënyrë përparohet edhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve dhe shteteve.
“Me fqinjët duam të kemi relacione më të mira. Jemi të kahëzuar drejt realizimit të projektit Korridori 8 i cili është i rëndësishëm për lidhshmërinë e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe të Korridorit 10. Projektet infrastrukturore e përmirësojnë cilësinë e jetën së qytetarëve, por ato janë edhe nevojë e shteteve të cilat përmes tyre i zhvillojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin”, ka potencuar Kryeministri Kovaçevski.Në mbledhje është konfirmuar përcaktimi për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.
Në mbledhje është konfirmuar përcaktimi për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.