Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi ka takuar sot emisarin tregtar për Ballkanin Perëndimor të kryeministrit Boris Xhonson, z. Martin Vikers.
Në takim u diskutuan disa tema me interes reciprok ekonomik të të dy vendeve mike, e cila është partneri i dytë më i madh ekonomik i vendit tonë.
Vikers, i cili rikonfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në proceset tona eurointegruese, por edhe mbështetjen në arritjen e agjendës së gjelbër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në veçanti përmes investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe menaxhimin e mbeturinave.
Zëvendëskryeministri Bytyqi po ashtu i shprehi falënderoi për mbështetjen që vendi ynë e ka nga Mbretëria e Bashkuar në fazën e parë të përgatitjes së Strategjisë Zhvillimore Kombëtare 2021 - 2041.