Kovaçevski – Fon der Llajen: Brukseli fuqishëm e mbështet dialogun Shkup – Sofje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski përmes telefonit ka biseduar me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Kryetarja e KE-së, Fon der Lajen, siç njoftuan nga Sektori Qeveritar për Marrëdhënie me Publikun, kryeministrit Kovaçevski i ka shprehur falënderim për reagimet e shpejta të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për të cilat ka theksuar se në tërësi janë harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Njëherësh, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen shprehu urime për përkushtimin në dialogun Shkup – Sofje dhe edhe një herë përsëriti se Brukseli fuqishëm e mbështet dhe përshëndet këtë proces i cili do të mundësojë përshpejtim të procesit të integrimeve evropiane.

Edhe krahas situatës shqetësuese me Ukrainën e cila u vendos si prioritet, qëndron në kumtesë, kryeministri Kovaçevski ka informuar se qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë të përkushtuara dhe në mënyrë aktive vazhdojnë me dialogun për gjetjen e zgjidhjeve dhe rezultateve gjatë presidencës franceze me BE-në.