Takim i Kryeministrit Kovaçevskime ambaadoren Hulman Marti: Mbështetje nga Zvicra për progres të Maqedonisë së Veriut në reforma dhe ndaj BE-së

Kryetari i Qerverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski u takua me ambasadoren e Zvicrës në vend Veronika Hullman Marti.

Në takim u shprehën urime për mandatin e Kryeministrit Kovaçevski dhe u theksua mbështetja  nga Zvicra për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane dhe në në planin vendor të reformave.

Gjithashtu u përcoll se Zvicra do të vazhdojë t’i mbështesë reformat në shtet me rëndësi për qytetarët.

Kryeministri Kovaçevski e konfirmoi rëndësinë e kontributit të Zvicrës, si një nga donatorët më të mëdhenj në vend, në realizimin e projekteve të cilat e përmirësojnë cilësinë e jetës. Gjatë kësaj, është theksuar mbështetje e madhe nga Zvicra në proceset demokratike të shtetit.

Në takim bashkërisht ishte konstatuar nevoja për hapje për dialog nga ana e të gjitha subjekteve politike në vend, kur bëhet fjalë për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për nevojat e qytetarëve dhe në atë drejtim, është theksuar se rëndësia e Parlamentit funksional dhe të politikave të qëndrueshme në nivel lokal, gjatë zbatimit të projekteve evropiane dhe projekte të tjera në favor të qytetarëve.

Kryeministri Kovaçevski informoi për përkushtimin e Qeverisë për zgjidhjen e situatës energjetike, si dhe drejtë avancimit të standardit jetësor të qytetarëve, me çka tashmë është rritur paga minimale, ndërsa bëhet fjalë edhe për rritje edhe të pensioneve.

Sa i përket situatës me Ukrainën, Kryeministri Kovaçevski njoftoi se vendi ashpër e dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe se pozicioni i shtetit tonë është në linjë të partnerëve tanë strategjikë NATO, SHBA dhe BE. “Në takim bashkërisht është konfirmuar miqësia e madhe ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, me përcaktimin për avancimin e bashkëpunimit.