Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim me anëtarët e Këshillit Ekonomik, në të cilin morën pjesë përfaqësues të akademisë, guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të odave ekonomike, përfaqësues individual të kompanive të mëdha nga vendi, sindikatave dhe ekspertë të tjerë nga sektori ekonomik dhe financiar.
Në takimin i cili u kryesua nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski u diskutua për situatën aktuale ekonomike në një kohë të luftës në Ukrainë, për rreziqet dhe pasojat serioze që ajo i shkakton dhe për ndikimin e saj në krizën energjetike.
Në Këshill u rikonfirmua përkushtimi dhe rëndësia e marrjes së masave për mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë në kohë krize.
Në rrjedhë është përgatitja e analizës dhe masave të reja të mundshme që duhet të sa më shpejt të jenë në mbledhjen e Qeverisë. Në takim u diskutua për masat e synuara me mbështetje buxhetore për ekonominë me qëllim të ruajtjes së likuiditetit dhe vendeve të punës dhe masat për kategoritë e cenueshme për zbutjen e çmimeve të mëdha.
Qeveria në periudhën e kaluar miratoi një sërë masash dhe siguroi rritjen e pagave, pensioneve, si dhe mbështetje financiare për kompanitë. Me marrjen e BEG u mundësua sigurimi i vazhdueshëm i energjisë termike për tejkalimin më të lehtë të sfidave të krizës ekonomike. Politikat e tilla kanë dhënë rezultate dhe kanë parandaluar rritjet e mëdha të çmimeve dhe me politikat e njëjta të qeverisjes së përgjegjshme Qeveria vazhdon më tej.