Kovaçevski: Pakoja e 26 masave në vlerë prej 400 milionë euro për mbrojtjen ekonomike të qytetarëve dhe kompanive

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ministrin e Finansave Fatmir Besimi, ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, i prezantuan masat për mbrojtjen e standardit jetësor dhe likuiditetit të kompanive.

Kryeministri Kovaçevski elaboroi 26 masat për mbrojtjen e standardit jetësor dhe likuiditetit të kompanive, si dhe masat për mbështetjen financiare të subjekteve afariste përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut.

Në vazhdim të kumtesës  e përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski:

Të nderuar,

Në  mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam pakon e masave  për zbutjen e pasojave të krizës më të madhe globale pas Luftës së Dytë Botërore.

Sfidat para nesh janë të mëdha. Në kusht të pas-pandemisë, përballemi me krizën më të madhe ekonomike të cilën Evropa dhe bota e kujtojnë kohët e fundit. Në nivel global, rritja e shpenzimeve të ushqimit dhe energjensave  si rezultat i agresionit të luftës të Rusisë kundër Ukrainës po e ndjejmë edhe ne sot dhe tani. Mosbalancimi i çmimeve të ushqimeve bazë dhe energjensave  po ndikon edhe tek ne. Ky do të jetë një vit i vështirë, por me politika dhe masa të mira do ta tejkalojmë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më tani ka treguar qasje të përgjegjshme dhe menaxhim stabil. Premtimet që i kemi bërë i përmbushim me një tempo dinamike. Dhe të gjithë këtë po e bëjmë përmes analizave serioze dhe të detajuara në një proces të gjerë konsultativ dhe një dialogu ku mendimet dhe propozimet e të gjithë  palëve të interesuara merren parasysh gjatë sjelljes së vendimeve.

Kështu bëmë edhe në këtë rast. Mbajtëm Këshillin Ekonomik në të cilin morën pjesë përfaqësues të akademisë, guvernatorja e Bankës Qendrore, përfaqësues të odave tregtare, përfaqësues individualë të kompanive më të mëdha në vend, sindikatave dhe ekspertëve të tjerë të sektorit ekonomik dhe financiar. Vetëm në këtë mënyrë mund të bëhen zgjidhje të shëndosha, të menduara mirë dhe efikase. Ky është parimi ynë i punës, në këtë mënyrë  do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam pakon e gjithsej 26 masave dhe rekomandimeve të ndara në dy kategori: masat dhe rekomandimet për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe ruajtjen e likuiditetit të kompanive dhe masat për mbështetjen financiare të kompanive përmes Bankës Zhvillimore.

Në pjesën e masave për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive vijojnë:

Kemi ulur normën preferenciale të TVSH-së për produktet ushqimore bazë njerëzore nga 5% në 0%.

Produktet bazë për të cilat do të vendoset  kjo masë janë buka; sheqeri, mielli-tip 400; vaji ushqimor i lulediellit; qumështi i qëndrueshëm, mishi i freskët; orizi dhe vezët.

Kemi ngrirë marzhat e produkteve bazë të ushqimit.

Me këtë masë parandalohet krijimi i fitimit të tepërt, ndërsa  do të ketë ndikim edhe në zbutjen e ndikimit  të rritjes së madhe të çmimeve në një kategori të përzgjedhur të produkteve ushqimore.

Parashikojmë subvencione gjegjësisht vauçerë  për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve për produktet ushqimore bazë.

Bëhet fjalë për vauçerë në vlerë prej 1.000 denarë në muaj, për një periudhë tre mujore për rreth 35.000 qytetarë. Të njëjtat do të përdoren për blerjen e produkteve bazë.

Vendosim një masë autonome për importin e produkteve ushqimore bazë dhe lëndëve të para të cilat kanë taksë doganore nga të gjitha vendet.

Gjegjësisht heqim taksat doganore për importin e ushqimeve bazë nga të gjitha vendet.

Prolongojmë zbatimin e normës tatimore preferenciale prej 5% për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë.

Si deri më tani, me këtë masë kemi zbutur ndikimin në çmim të rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore dhe e mbrojmë standardin e jetesës së qytetarëve.

Kjo normë tatimore preferenciale do të  vlejë  deri në dhjetor të vitit 2022.

Rekomandimi për ndryshimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël që janë në tregun e rregulluar të energjisë elektrike.

Metodologjia e re që do të sigurojë një çmim më të ulët të energjisë elektrike për amvisëritë më të prekura dhe konsumatorët e vegjël.

E vazhdojmë programin e varfërisë energjetike.

I  subvencionojmë pensionistët.

Subvencionet për pensionistët janë në vlerë prej 1.000 denarë për 3 muaj ose gjithsej 3.000 denarë që do të ishin  përdorur për blerjen e produkteve bazë.

Vazhdojmë të subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike për tregun e rregulluar për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.

Me këtë masë i mbrojmë konsumatorët në periudhën e rritjes së madhe  të çmimit të energjisë elektrike, e cila për momentin është me çmime rekord në bursat botërore. Masa do të jetë aktive deri në muajin qershor 2022.

Subvencionojmë çmimin e energjisë termike.

Me këtë masë ne mundësojmë furnizim të vazhdueshëm dhe cilësor me energji termike  për konsumatorët në pjesë të qytetit të Shkupit.

Financimi i projekteve të efikasitetit energjetik për komunat përmes përdorimit të një kredie të favorshme nga Banka Botërore të zbatuar nga Ministria e Financave.

Me këtë masë do të mundësohet  ulja e konsumit të energjisë  elektrike në sektorin publik, ndërsa në të njëjtën kohë do të përmirësohet niveli dhe cilësia e objekteve publike dhe ndriçimi publik.

Programi për promovimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë në amvisëritë për vitin 2022.

Mjetet e këtij programi në vlerë të përgjithshme prej 30.000.000,00 denarë do të shfrytëzohen për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri në 4 kW për konsum të vetë për amvisëritë, në objekt mbi të cilin ka të drejtë pronësie ose shfrytëzimi deri në 30%, por jo më shumë se 62.000 denarë për amvisëri për vitin 2022.

Rekomandojmë për ndryshimin e metodologjisë për harmonizimin e çmimeve të derivateve në bazë të ndryshimit të çmimeve të bursës nga javore në ditore.

Rekomandimi është që  çmimet të ndryshojnë  në baza ditore, të paktën në periudhën derisa po zgjat kriza energjetike në Evropë, dhe në këtë mënyrë të shmangen ndryshimet e mëdha të çmimeve nga një vendim në tjetrin.

Prolongojmë vendosjen e taksës së gjelbër për derivatet, gjegjësisht taksën ekologjike për energjinë.

Duke pasur parasysh rritjen e madhe të çmimeve të naftës në bursë, Qeveria do të zgjasë vendosjen e të ashtuquajturit  taksa ekologjike për energjinë e cila është në procedurë parlamentare.

Ulim normën e TVSH-së prej 18% në 10% gjatë shitjes së energjensave: nafta, benzina pa plumb, gazi naftë, gazi i lëngshëm i naftës (GIN) dhe metani.

Kjo masë do të mbrojë fuqinë blerëse të konsumatorëve fundorë, qytetarëve, përfshirë edhe bujqit që prodhojnë në përmasa të vogla, pra të pa regjistruar. Me uljen e TVSH-së në praktikë ulet çmimi i energjisë për qytetarët, që do të thotë se kemi mbrojtje të standardit jetësor nga njëra anë dhe nga ana tjetër masa rrit likuiditetin dhe aftësinë paguese të kompanive.

Kemi  ulur akcizën në bazë të çmimeve të berzës.

Zvogëlimi i akcizës për 1, gjegjësisht  2, gjegjësisht 4 denarë për litër benzinë pa plumb, naftë si lëndë djegëse (dizel) dhe gaz naftë si lëndë djegëse për ngrohje (vaj ekstra i lehtë për ngrohje), në rast të çmimit mesatar ditor të bursës për karburantet e listuara „Mediterranean cargoes FOB (Italy)” nga Platt’s European Marketscan  të jetë më i lartë   se 800 USD/ton, por më i ulët ose i barabartë me 1,000 USD/ton, gjegjësisht më i lartë se 1,000 USD/ton, por më i ulët  ose i barabartë me 1,200 USD/ton, gjegjësisht më i lartë se 1200 USD/ton.  Masa është propozuar për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë në bursat botërore dhe në këtë mënyrë të mbrojë fuqinë blerëse të konsumatorëve. Masa do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin me pakicë të këtyre energjensave, për rreth 1,2 denarë, gjegjësisht 2,3 denarë, përkatësisht 4,7 denarë, duke përfshirë edhe efektin e uljes së TVSH-së në shumën e akcizës së reduktuar.

Me këtë masë do të aplikohen akciza të ulëta për 2 denarë, dizeli në vend të 85,5 denarëve do të ulet për 10,5 denarë dhe do të shitet për 75 denarë.

Benzina në vend të 91,5 denarëve dot të ulet për 11,5 denarë dhe do të shitet për 80 denarë.

17.  Lirim nga pagesa e TVSH-së gjatë importit të gazit natyror dhe energjisë elektrike, energjisë termike ose energjisë për ftohje

Me këtë masë lirohen importuesit e gazit natyror dhe të energjisë elektrike, energjisë për ngrohje ose për ftohje, nga pagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar gjatë importit të këtyre mallrave, gjë që mundëson përmirësimin e likuiditetit dhe profitabilitetit të kompanive.

18. Rekomandim për komunat që të riorganizojnë transportin publik për të qenë i qasshëm në favor të të gjithë qytetarëve

Qëllimi është të sigurohet transport publik më efikas në mënyrë që qytetarët të kursejnë dhe përdorin automjetet personale në mënyrë racionale.

Në pjesën për mbështetjen financiare të kompanive përmes Bankës Zhvillimore, masat janë:

19.  Subvencionimi i normës së interesit të kontraktuar për kreditë e dhëna nga bankat komerciale në subjekte afariste të cilat do ta riinvestojnë përftimin për vitin 2021 -

Me këtë masë përmes BZHMV-së do të mbështetë likuiditeti i subjekteve afariste duke subvencionuar normën e interesit nga ana  shteti.

20. Mbështetje financiare përmes kreditimit të drejtpërdrejtë nga BZHMV në kompanitë

Me këtë masë përmisohet likuiditeti i subjekteve afariste nëpërmjet pagesës së  kredive pa normë interesit për fonde qarkulluese me kushte të favorshme dhe për shkak të rritjes së kostos për energji elektrike.

 21. Mbështetje financiare përmes bankave komerciale me kredi pa interes për fonde qarkulluese

Masa do të nënkuptojë përmirësimin e likuiditetit të kompanive ku Qeveria do të subvencionojë normën e interesit  nga 3.2% - 4% në vit, dhe përdoruesit e fundit do të përdorin kredi për kapital qarkullues pa shpenzime tw interesit.

22. Shfrytëzimi i Fondit garantues përmes BZHMV-së

Me këtë masë do të lëshohen Portofolio Garancioni i për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme dhe garanci individuale për tregtarët e mëdhenj që eksportojnë përmes garancive, duke përfshirë garancitë e portofolit, duke garantuar deri në 50% nga krediti në raste se bëhet fjalë për  kredi për mjete bazë, gjegjësisht deri  në 80% në rastin e kredive për kapital qarkullues dhe garancive individuale, garantohet  deri në 50%  nga shuma së kredisë.

23. Kredi për investime në projekte për efikasitet energjetik dhe burime të ripërtërishme të energjisë

Kjo masë mundëson kreditimin e kompanive për investime në projekte ku do të jepet kredi pa normw interes deri te bankat afariste, ndërsa për përdoruesit e fundit do të jepet kredit me normë interesi jo më shumë se 1. 6 %.

24. Linjë e re për mbështetjen e ekonomisë përmes BEZH-it për tranzicion të gjelbër

Kjo linjë krediti është e dedikuar për kompanitë që përballen me krizën energjetike dhe do të ofrojë stimulim për kompanitë që të investojnë në burimet e  ripërtëritshme të energjisë.

25. Financim i gjelbër (BERZH, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, bankat komerciale)

Me këtë  instrument financiar do të sigurohet  qasje në financimin e gjelbër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pwr  individët dhe  amvisëritë për investime në burimet e  ripërtëritshme të energjisë dhe zgjidhjeve efikasitet energjetik.

26. Dhe për fund që në  këtë moment vlerësoj që është me rëndësi të posaçme është rekomandimi për kursim dhe shfrytëzim racional të energjisë elektrike dhe emergjencave

U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve, amvisërive dhe ekonomisë për shfrytëzim të kujdesshëm dhe racional të energjisë elektrike dhe burimeve të energjisë. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës! Në mënyrë shtesë i  obliguam institucionet shtetërore dhe publike  që të propozojnë një sërë masash për racionalizimin e shpenzimeve në këto baza dhe në kuadër të kompetencave të tyre.

Të nderuar qytetarë,

Jemi në një krizë të rëndë ekonomike globale. Ndikimi në jetën tonë, në standardin tonë dhe në ekonominë tonë është i madh, por siç thashë, së bashku do ta përballojmë. Standardi i jetesës, cilësia e jetës është prioriteti ynë. Strategjia që kemi vendosur dhe e cila tashmë është përkthyer në këto 26 masa dhe rekomandime, është tërësisht e kahëzuar drejt shfrytëzimit të gjitha burimeve në mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë në kohë krize.

Ne parandalojmë një goditje serioze çmimesh, si për produktet ushqimore bazë ashtu edhe për energjensat.

Njëherit ju sigurojë se drithëra, ushqim, derivate dhe energjesa në rezervat e mallrave ka mjaftueshëm qytetarët të mos i nënshtrohen asnjë spekulimi dhe të jenë të qetë.  Nga gjithçka ka mjaftueshëm, por sfida është e ndryshme,  çmimet janë jashtëzakonisht të larta në të gjitha bursat botërore. Dhe kjo është ajo që ne ballafaqohemi sot  dhe me të cilën do të vazhdojmë të ballafaqohemi në periudhën e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, ajo që është e rëndësishme që qytetarët të dinë është se buxheti është stabil, likuid dhe në gjendje të plotë për të financuar të gjitha detyrimet në lidhje me programet e mbështetjes financiare të qytetarëve dhe ekonomisë.

Qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk ka frikë për stabilitetin e denarit. Rezervat shtetërore janë në nivelin më të lartë, denari është stabil.

Edhe një herë dua t'i bëj thirrje askujt që të mos guxojë të përfitojë në kurrizin e qytetarëve, Qeveria zbut rritjen e çmimeve me një sërë masash, por të gjithë duhet të veprojmë me përgjegjësi, edhe tregtarët edhe konsumatorët edhe individët, të gjithë mendoni në mënyrë racionale dhe të drejtë.

Në të njëjtën kohë, vazhdojmë me zgjidhjet sistematike që i kemi miratuar dhe po i zbatojmë për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë, rritjen historike të pensioneve, me masa për uljen e mëtutjeshme të papunësisë, e cila historikisht është më e ulëta dhe është 15,2. %.

Në këto kohë të vështira, vetëm së bashku dhe të përkushtuar do të dalim më të fortë.

Ju siguroj se edhe unë edhe Qeveria jemi të përkushtuar maksimalisht për zgjidhjen e problemeve dhe kërkojmë mbështetjen e qytetarëve në këto kohë krize.

I bëj thirrje dhe apeloj të gjithëve që në këtë kohë krize të marrin shumë seriozisht përgjegjësinë personale dhe kolektive, të  sillemi jashtëzakonisht me  përgjegjësi dhe në të njëjtën kohë të përdorim burimet e disponueshme me përgjegjësi dhe shumë kujdes. Kursimi dhe përdorimi racional i energjisë është ajo që ne të gjithë së bashku do të kontribuojmë për të kapërcyer këtë periudhë të vështirë në vijim.

Faleminderit për vëmendjen.

Në vazhdim ju dërgojmë prezantimet me paketën e masave në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

 

  Pako e masave per mbrojtjen e qytetareve dhe kompanive nga kriza ekonomike by Влада на Република Северна Македонија on Scribd

  Paket merki za zastita na gragjanite i kompaniite od energetskata kriza by Влада на Република Северна Македонија on Scribd