Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistë për Rrjetin evropian televiziv “Euronjuz” flet për çështje aktuale, për mbajtjen e stabilitetit ekonomik në vend dhe për avancimin dhe strategjinë e Qeverisë për anëtarësim të plotë në BE, duke theksuar energjinë e re në dialogun me Bullgarinë, që do të ndihmojë për tejkalimin e sfidave dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë rezultate me përmirësimin e pozicionit tonë në raportet e Transparency International, tani jemi bërë një vend me kushte demokratike, ndërsa në të kaluarën ka pasur mangësi në procedurat demokratike të vendit dhe jemi shumë të kënaqur me këtë përmirësim", tha Kryeministri Kovaçevski për "Euronjuz ".
Ai gjatë intervistës shtoi se ndihma makrofinanciare e Bashkimit Evropian ka ndihmuar shumë, jo vetëm nga pikëpamja e ndihmës së pastër financiare, por edhe nga aspekti i vazhdimit të reformave që kemi filluar në fushën e menaxhimit me financat publike dhe fusha të tjera.
“Kjo gjithashtu dha një sinjal të qartë edhe për institucionet e tjera financiare ndërkombëtare dhe donatorët me të cilët ne bashkëpunojmë, se kemi një politikë ekonomike të qëndrueshme në kohë krize”, tha Kryeministri Kovaçevski i cili u theksua edhe në sigurimin e koordinimit të rregullt të me institucionet e BE-së për përforcimin e institucioneve publike me qëllim zbatimin kompetent të reformave të nevojshme.
Kryeministri Kovaçevski përsëriti për “Euronjuz” se Maqedonia e Veriut ka një qëllim të qartë strategjik që të bëhet anëtare e plotë e shoqatave euroatlantike. Ai i theksoi përfitimet e anëtarësimit në NATO si shtet anëtar i 30-të, duke shtuar se dialogu i ri me homologun e tij bullgar Kirill Petkov synon të rivendosë besimin mes dy vendeve për të nxitur aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.