Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut nw mbledhjen e 27-të, në bazë të ndryshimeve të pranuara në Ligjin për akciza në Kuvend, miratoi vendimin për përcaktimin e llojit të energjensave, afatin kohor dhe llogaritjen e akcizës.
Me këtë vendim mundësohet llogaritja e uljes shtesë të akcizës për benzinën, gazin si lëndë djegëse dhe gazinën si lëndë djegëse për ngrohje në varësi të lëvizjes, përkatësisht rritjes së çmimit të këtyre lëndëve djegëse në tregjet botërore.
Në këtë mbledhje u miratua Vendimi për përcaktimin e llojit të mallit dhe afatit të aplikimit të shkallës preferenciale tatimore, pasi Kuvendi me propozim të Qeverisë miratoi ndryshimet në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Ky vendim mundëson aplikimin e normës tatimore preferenciale prej 10% për tregtinë dhe importin e karburanteve, për një periudhë të caktuar kohore në kushte të caktuara.
Ky vendim zgjat aplikimin e taksës preferenciale prej 5% për energjinë elektrike shtëpiake deri më 31 dhjetor 2022.
Këto vendime hyjnë në fuqi ditën e botimit në “Gazetën Zyrtare”, pra më 13 shkurt.
Qeveria ka miratuar edhe Vendim për përcaktimin e llojit të mallit dhe periudhës së lirimit nga pagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar në vend me të drejtë zbritjeje të tatimit të mëparshëm.
Ky vendim përfshin bukën, miellin e llojit 400, sheqerin, vajin e lulediellit, qumështin e lopës me yndyrë 2%, 3,2% dhe 3,5%, mishin, orizin dhe vezët.