Kovaçevski: Maqedonia e Veriut ka çmim më të ulët të naftës dhe derivateve të naftës

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se çmimin e naftës dhe derivateve të naftës e përcakton KRE, i cili është Komision i pavarur i energjetikës dhe i cili çmimin e  përcakton në bazë të metodologjisë së përcaktuar.

 

“Në lidhje me çmimin e naftës dhe derivateve të naftës ne jemi dëshmitarë se për shkak të vendimeve që i kemi marrë lidhur me uljen graduale të akcizës dhe uljen e TVSH-së në rajon, kemi çmim më të ulët të naftës dhe derivateve të naftës, kudo që të shkoni nuk do të gjeni çmim më të lirë dhe kjo për shkak të vendimit të shpejtë dhe në kohë që u miratua, gjegjësisht masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria dhe efikasiteti i Kuvendit në miratimin e zgjidhjeve ligjore”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri nënvizoi se një pjesë e kompanive që punojnë në tregun e naftës dhe derivateve të naftës kanë treguar sjellje spekulative dhe kjo menjëherë është sanksionuar nga shërbimet përkatëse inspektuese.

“Çmimet e energjensave dhe çmimet e ushqimit nuk janë rritur për shkak të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ato janë rritur për shkak të luftës në Ukrainë dhe për shkak të rritjes së çmimeve në bursat botërore, atë që ne e bëjmë është në kohë të marrim masa  me të cilat do t’i  mbrojmë qytetarët  që mos të përballen me rritje të mëdha çmimesh”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se kjo është bërë sa i përket  energjisë elektrike, që është me çmim më të ulët në rajon dhe më gjerë, për shkak të vendimeve të Qeverisë për subvencionimin e energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, me të cilin  rreth 80% e çmimit të energjisë elektrike subvencionohet nga shteti.

Kovaçevski theksoi se masat kundër krizës janë të dedikuara për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve si më të prekura nga kriza, si mbështetje financiare nga 1.000 denarë për tre muaj për 35.000 pensionistë, si për shembull me mbështetje financiare për tre muaj me nga 1.000 denarë  ndihmë  për 35.000 pensionistë, si dhe me nga  1.000 denarë subvencionim të energjisë për pagesën e energjisë dhe ngrohjes gjatë gjithë vitit.

“Paga minimale është më e lartë se inflacioni. Le të kujtohemi se para pesë vitesh ishte 9.000 denarë, tani është 18.000 denarë dhe është rritur për 100%. Pesë vite më parë nevojiteshin 4.25 paga minimale që të mbulohet një shportë konsumatore, tani duhen dy paga minimale për të mbuluar një shportë konsumatore. Këto janë fakte që ne mund t'i komentojmë por nuk mund të gjejmë argument kundër tyre. Ky është përfitim i një Qeverie socialdemokrate e cila me të vërtetë kujdeset për të ardhurat e atyre që shumë kontribuojnë në shoqëri, por edhe për kategoritë më të cenueshme”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Sa i përket pensionistëve, Kovaçevski tha se përmes dialogut është arritur një metodologji për rritje historike të pensioneve dhe këtë vit çdo pensionist në nivel të pensionit mesatar do të ketë 200 euro më tepër se vitin e kaluar.

Masat gjithëpërfshirëse kanë përfshirë edhe zgjidhjen e ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit, ku fillimisht u mor menaxhimi i BEG me qëllim që të mos ketë ndërpre e furnizimit me Shkupin, gjë që do të shkaktonte probleme të mëdha në rrjetin elektrik në pjesë të caktuara të qytetit.

“Me transferimet nga Qeveria për sigurimin e energjisë për prodhimin e energjisë termike, subvencionohet në masë të madhe edhe çmimi i ngrohjes qendrore dhe me këtë kemi treguar se së pari të gjithë qytetarët e kategorive më të cenueshme drejtpërdrejt ndihmohen nga shteti dhe të gjithë qytetarët janë të mbrojtur nga rritja e madhe e çmimeve që mund të ndodhë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski dhe shtoi se në pjesën e ushqimit si masë e parë ishte ngrirja e çmimeve, ndërsa në fazën e dytë u kufizuan marzhet në shitjen me pakicë dhe shumicë, gjë që mundësoi të ketë kontrolle të çmimeve të produkteve ushqimore bazë.