Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 31-të, vazhdoi afatin e Vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara të miratuar në mbledhjen e 26- më 11 mars, me të cilin kufizohet eksporti i grurit, elbit, misrit, miellit të grurit, farave të lulediellit, si dhe vajrave të farave të lulediellit, duke vazhduar deri më 15 prill të vitit 2022.
Me vazhdimin e afatit, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në konsultim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do të parandalohet eksporti i këtyre produkteve për tu penguar dëmet që mund të ndodhin në tregun e vendit.